1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të vendeve të BE-së për konsultime në Bruksel

Në qendër të takimit dialogu me Rusinë, misioni detar para brigjeve të Somalisë, gjendja delikate në Kongo dhe në Afganistan si dhe misioni EULEX.

Takim i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të BE-së në Bruksel

Takim i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të BE-së në Bruksel

Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian zhvillojnë sot (10.11) konsultime në Bruksel për dialogun me Rusinë dhe për misionin detar para brigjeve të Samolisë. Tema të tjera të takimit janë edhe gjendja delikate në Kongo dhe në Afganistan. Takimi është interesant edhe në lidhje me nxjerrjen e ndonjë deklarate mbi misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX.

Javën e kaluar gjatë qëndrimit të tij në Beograd zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian i ngarkuar me Ballkanin Pierre Mirel tha se BE-ja ka pranuar se vendosja e misionit EULEX në Kosovë duhet të miratohet Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit planifikon ta trajtojë çështjen të martë e ardhshme.

Zyrtarët serbë janë shprehur vazhdimisht, se Serbia do ta pranojë misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë vetëm në qoftë se merr garanci të caktuara si ajo se qëndrimi i këtij misioni do të ishte asnjëanës dhe se ai nuk do të punonte për vënien në jetë të planit të ish-emisarit sprecial të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në vitin 2008 Marti Ahtisari.

Deri tani në lidhje me këtë nuk ka pasur një qëndrim të Brukselit zyrtar, ndërkohë që në një deklaratë të përfaqësuesit civil ndërkombëtar në Kosovë Piter Fajt thuhet se deklaratat e zotit Mirel nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian.

Nga politikanët kosovarë është theksuar vazhdimisht se misioni EULEX është i pranueshëm vetëm në rast se ai do të punojë për zbatimin e planit Ahtisari dhe në përputhje me kushtetutën e re të Kosovës.

Zoti Mirel kishte thënë se Brukseli e pranonte të qënët asnjëanës kundrejt statusit, çfarë do të thoshte se prania e misionit nuk do të nënkuptonte kurrsesi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Më tej Mirel kishte deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do t'i referohej planit Ahtisari, i cili parashikon rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.

Presidenti serb Boris Tadiç citohet prej agjencisë Tanjug me fjalët: "Gjendemi në fazën kur parakushtet tona kundrejt vendosjes së EULEX-it pranohen në deklarata prej zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, por për sa kohë nuk marrim garanci me shkrim, nuk do të ketë marrëveshje."

  • Data 10.11.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fqoa
  • Data 10.11.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fqoa