1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e financave të BE diskutojnë për kontrollin financiar

Para samitit të G-20-tës, vendet anëtare të BE-së duan t'i përcaktojnë sërish pozicionet për krizën financiare dhe gjendjen në banka. Parisi e Berlini angazhohen për një kontroll më të fuqishëm dhe rregulla të rrepta.

Ministrat e financave të BE diskutojne për kontrollin financiar para takimit të G-20-ës

Ministrat e financave të BE diskutojne për kontrollin financiar para takimit të G-20-ës

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i pëmblodhi kështu të dielën e kaluar në duelin televiziv me kundërkandidatin për postin e kancelarit, Frank-Walter Steinmeier, shkaqet e krizës fiananciare.

Ë shtë dëshmuar se është lënë pas dore shteti, si mbrojtësi kryesor i ekonomisë së tregut dhe rregullit në treg. Institucionet financiare dhe bankat kanë menduar se rregullat vlejnë për të gjithë në botë, përveç tyre.“

Prandaj, qeveritë e shteteve anëtare të BE-së janë të një mendimi. Tregjet financiare kanë nevojë për kontrolle më të rrepta. Disa prej ideve janë konkretizuar. Ministri gjerman i Financave, Peer Steinbrück ishte i gëzuar para dy javësh me unitetin e ministrave të G20-tës.

N uk kam menduar se do të ketë një konfirmim kaq të qartë dhe se të gjithë do të angazhohen për një kontroll më të fuqishëm. Sinjali i dërguar në tregjet e financave është se gjërat nuk do të zhvillohen më si më parë. Askush dhe asnjë lob në tregun fianciar nuk mund të llogaritë me mundësinë e kthimit në gjendjen e mëparshme, në atë lloj "normaliteti" që ka shkaktuar këtë krizë.“

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka mendime të ndryshme. Pikërisht në konferencën e Londrës, kryeministri britanik Gordon Brown tha se situata është shumë më e mirë.

Para një viti, kur falimentoi banka Lehman - Brothers, njerëzit shihnin me çudi në mbarë botën shkatërrimin e sistemit bankar. Para gjysmë viti njerëzit flisnin për mundësinë e përsëritjes së depresionit të thellë të viteve 1930-të. Që bankat do të stabilizohen në shumicën e vendeve dhe që tani do të flasim për mundësinë e rritjes ekonomike, për këtë duhet të falënderojmë shefat e Bankave qendrore në mbarë botën.“

Me çdo ditë përparimi drejt tejkalimit të krizës, po zvogëlohet edhe gatishmëria për reforma. Propozimet franceze dhe gjermane për një kontroll më të madh të tregut financiar janë kundërshtuar nga kryeminsitri britanik Gordon Brown. Londra i ka vënë nën hije të gjitha tregjet evropiane financiare, ndërsa Gordon Brown ka mbështetjen e Presidentit amerikan, Barack Obama. Obama do të jetë edhe nikoqir i samitit të ardhshëm të G20-tës në Pittsburgh. Ai thotë se për dalje nga kriza të domosdoshme janë disa parakushte të tjera.

Një nga rrugët më të rëndësishme për forcimin e sistemit, është vendosja e një besimi më të madh ndaj tij, se sa deri tani.“

Për të arritur diçka, të gjithë kryeminsitrat dhe presidentët duhet t'i besojnë më shumë njëri - tjetrit. Disa kanë frikë se me rimëkëmbjen ekonomike, po shtohen edhe interesat e veçanta të shteteve, ndërsa po zvogëlohet baza për një veprim të përbashkët.

Autor: Kristof Haselbah/ Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 17.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jihp
  • Data 17.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jihp