1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e brendshëm të BE diskutojnë për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit

Pas përpjekjes për atentat në një avion civil amerikan i cili po fluturonte nga Amsterdami për në Detroit ministrat e Brendshëm të BE-së do të diskutojnë për sigurinë në trafikun ajror.

Ministrat e brendshëm të BE diskutojnë për sigurinë në aeroporte.

Ministrat e brendshëm të BE diskutojnë për sigurinë në aeroporte.

Temë qendrore nuk do të jenë vetëm skanerët e trupit nëpër aeroporte por edhe shkëmbimi i të dhënave të pasagjerëve sepse në takim do të marrë pjesë edhe ministrja amerikane për Mbrojtjen e Atdheut, Napolitano.

Pas përpjekjes për të kryer një atentat në një avion pasagjerësh amerikan më 25 dhjetor shumë çështje mbeten të hapura. Si arriti nigeriani të fusë masën plasëse në avion? A kanë pasur mundësi forcat e sigurimit të zbulojnë lëndët kimike me skanerë të trupit? Pse nigerianit iu lejua të ngjitej në avion edhe pse ishte emër i njohur për shërbimet e fshehta? Me këto dhe çështje të tjera do të mirren ministrat e Brendshëm të BE-së në takimin e tyre joformal.

Komisionere e BE-së për drejtësi dhe të drejta të qytetarëve, Viviane Reding.

Komisionere e BE-së për drejtësi dhe të drejtat e qytetarëve, Viviane Reding.

Edhe gjatë ditës së djeshme për shkak të një alarmi të shkaktuar nga një laptop, Terminali 2 i aeroporti i Mynihut u bllokua për disa orë. Një laptop i një pasagjeri shkaktoi alarm gjatë kontrollit të çantave të dorës. Pasagjeri u fut megjithatë në zonën e fluturimeve dhe u zhduk pa lënë gjurmë, megjithëse kërkimet vazhduan edhe në mbrëmje.

Padyshim që në takimin e ministrave të Brendshëm nuk do të mungojnë zënkat. Kjo për faktin se disa vende të BE-së kanë bërë hapa përpara për futjen në përdorim të skenerëve të trupit. Si për shembull Britania e Madhe dhe Holanda. Vendet e tjera janë më të kujdesshme. Ministri i Brendshëm gjerman de Maiziere, ka thënë se nuk do të ketë të ashtuquajtur skanerë të zhvjeshjes gjatë kohës që ai është ministër. Këto aparate duhet të mbrojnë sferën intime dhe nuk guxojnë të jenë të dëmshme për shëndetin. Vetëm pasi të kenë përmbushur këto kritere mund të futen në përdorim.

Ngjashëm është shprehur edhe e caktuara komisionere e BE-së për drejtësi dhe të drejta të qytetarëve Viviane Reding. Përveç kësaj ajo ka kërkuar që fotografitë të fshihen nga sistemi menjëherë pas kontrollit.

Megjithatë rezistenca në Parlamentin Evropian është e madhe. Deputetët kanë diskutuar që në vitin 2008 për skanerët e trupit. Eurodeputetja socialdemokrate gjermane Birgit Sippel: "Si do të zhvillohej ky diskutim edhe publikisht nëse ne do të kërkonim që në secilin stacion treni, në çdo qendrë të madhe tregtare, në çdo shesh të madh publik, të vendosnim skanerë të trupit. Besoj që menjëherë do të bëhej e qartë sa absurde është e gjithë kjo procedurë. Shumë varet edhe nga përgatitja e personelit, shkëmbimi i informacioneve dhe vëzhgimi dhe jo vetëm nga masat e tilla teknike".

Temë qendrore nuk do të jenë vetëm skanerët e trupit nëpër aeroporte por edhe shkëmbimi i të dhënave të pasagjerëve.

Temë qendrore nuk do të jenë vetëm skanerët e trupit nëpër aeroporte por edhe shkëmbimi i të dhënave të pasagjerëve.

Kundërshtime ka edhe në grupin parlamentar CDU / CSU. Ministrat e Brendshëm e kanë të qartë se nuk varet gjithshka nga skanerët. Andaj ata do të diskutojnë edhe për shkëmbimin e të dhënave. Në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe ministrja amerikane për Mbrojtjen e Atdheut, Janet Napolitano. Dhe ajo ka njohuri për shkëmbimin e të dhënave. Pas përpjkejet për atentat në Detroit ajo u desh të japë shpjegime përse shërbimet e fshehta nuk shkëmbyen mes tyre të dhënat dhe lejuan që në avion të ngjitet nigeriani i dyshuar. Kjo për faktin se ati i nigerianit e kishte paralajmëruar me kohë shërbimin sekret CIA, për veprimtarinë e të birit. Përveç kësaj nigeriani është sjellë në mënyrë të çuditshme: ai kishte paguar në kesh një biletë njëdrejtimëshe për në Detroit, dhe nuk kishte dorëzuar asnjë valixhe.

Autor : Christoph Prössl / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

DW.COM

  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LcTl
  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LcTl