1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministrat e brendshëm diskutojnë për të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Nacionaldemokratike

Shumë politikanë gjermanë kërkojnë nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë ekstremiste gjermane Nacionaldemokratike. Doch es gibt Zweifel, ob ein solches Verfahren diesmal Erfolg haben könnte.

Kërkohet ndalimi i NPD

Kërkohet ndalimi i NPD

Ministrat e Brendshëm të Federatës dhe landet diskutojnë këtë të enjte (08.12) në takimin e tyre të vjeshtës për luftimin e ekstremizmit të djathtë. Në takimin dyditor në Visbaden do të diskutohet edhe për një ndalim të mundshëm të NPD-së. Veçanërisht landi i Hessen-it është treguar skeptik lidhur me arritjen e shpejtë të një procesi për ndalimin e NPD-së dhe ndërkohë tërheq vëmendjen për hetimet në vazhdim.

Ministri i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme Holger Stahlknecht deklaroi, për radion gjermane Deutschlandfunk, se nëse kjo merr vota, do të thotë një ndalim "i pashmangshëm". Edhe eksperti për punë të brëndshme i CDU -së, Wolfgang Bosbach, mendon se do të vijë deri tek ndalimi i NPD-s.

Anëtarë të NPD

Anëtarë të NPD

Ndërkohë, shumë politikanë dhe specialistë shprehen të rezervuar. Ish presidenti i Gjykatës Federale Kushtetuese Hans-Jürgen Papier, paralajmëroi për rrezikun e një procesi të nxituar: "Unë kam frikë se politika vendos për një kërkesë të re pa pasur nevojë të marrë në konsideratë pasojat e suksesit", tha ai të martën (06.12.2011) në takimin e Zyrës Federale të Kirminalistikës në Visbaden. Politika po merret përsëri në drejtim të një "ngjarjeje të papërshkrueshme". Nëse një kërkesë për ndalimin e NPD do të dështonte përsëri, kjo do të thoshtë "një dëmtim fatal" për Gjermaninë.

Duhet së pari të dëshmohet jashtë çdo dyshimi se NPD është e si e tërë jokushtetuese dhe vetëm atëherë mund vendosej për një proces të ri.

Të Gjelbrit kërkojnë nga qeveria federale dhe landet që ta marrin seriozisht paralajmërimin e dokumentit. Si përvojë e parë ishte 2003 ku një kërkesë e tillë dështoi para Gjykatës Federale Kushtetuese pasi shumë politikanë ishin shumë të kujdesshëm me një përçapje të re.

Takim i BKA, Zyra federale kriminalistikës

Takim i BKA, Zyra federale kriminalistikës

Ngjashëm mendon edhe ministri Federal i Brendshëm, Hans Peter Friedrich (CSU). Ai hedh poshtë një ndalim të nxituar të NPD-s dhe thekson që të mos i jepet rëndësi e përkohshme kësaj çështjeje. "Në të kundërt, e kundërta e të bërit mirë, është të nisesh për mirë".

Ministrja gjermane e drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger (FDP) bën gjithashtu thirrje për durim. Kërkesa e parë për ndalimin e NPD-s dështoi në vitin 2003. Kjo temë është rikthyer përsëri në diskutim sepse një celulë neonaziste prej vitesh kishte bërë vrasje ndaj emigrantëve.

Autor: Klaus Jansen/ Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama