1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e BE-së nuk kanë pozicion unik lidhur me të burgosurit e Guantanamos

Ministrat e jashtëm të BE-së u takuan (26.1.) në Bruksel. Temat: Një pozicion i përbashkët për pranimin e të burgosurve të liruar nga kampi i SHBA-së në Guantanamo si dhe çështja e Lindjes së Mesme.

default

Ministraat e jashtëm Dimitri Rupel (Slloveni) dhe Urlsula Plasnik (Austri), Kryediplomati i BE-së, Havier Solana

Prej vitesh evropianët ishin ankuar tek presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush (George W. Bush) lidhur me kampin e të burgosurve në Guantanamo të Kubës. Vetëm tani presidenti i ri Barak Obama ( Barack Obama) vendosi, që ta mbyllë kampin. Ndoshta i gëzuar nga ky fakt, ministri i Jashtëm i Finlandës, Aleksandër Shtub (Alexander Stubb) u shpreh në Bruksel sikur kampi tashmë të qe i mbyllur: „Ne duhet t´i shtrëngojmë dorën SHBA-së. Ky është një fillim i ri. Guantanamo është mbyllur dhe jemi shumë të gëzuar për këtë.“

Solana: Përgjigja e BE-së Po, nëse kërkohet ndihmë

24.01.2009 DW-TV Journal Interview Solana

Përfaqësuesi i Politikës së jashtme të BE-së. Havier Solana


Dukshëm më i tërhequr në qëndrimin e tij ishte kryediplomati i BE-së Havier Solana (Javier Solana). Duket se ai tha pikërisht atë që mednojnë shumë, kur qartazi tërhoqi vëmendjen për përgjegjësinë e SHBA-së: „Ky është një problem amerikan. Ata duhet ta zgjidhin atë, por ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, nëse kjo është e nevojshme. Vendimi është marrë, por ai së pari duhet të vihet në zbatim. Po të na pyesin ne, nëse mund të ndihmojmë, besoj, se përgjigja e BE-së është Po."


Disa qeveri të BE-së pas vendimit të presidentit Obama u ofruan, që të pranojnë në Evropë të burgosur të liruar nga Guantanamo, kryesisht ata që kërcënohen nga përndjekja në atdheun e tyre. Por ndërkohë është përhapur skepticizmi. Në Gjermani gatishmëria që shprehu ministri i Jashtëm Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) ka çuar në gindjen me ministrin e Brendëshëm, kristiandmeokratin Volfgang Shojble (Wolfgang Schäuble). Në Bruksel Shtajnmajeri ishte tani më i rezervuar: „Ne nuk bëjmë garë për pranimin e të burgosurve, por kjo është një çështje kredibiliteti, nëse ne duam ta mbështesim ose jo mbylljen e kampit në SHBA."


Tani është në dorën e shteteve të veçanta, nëse duan dhe si duan të ndihmojnë.

Për Lindjen e Mesme diskutimet në BE vazhdojnë

Për BE-në ka prioritet ndihma për palestinezët në Rripin e Gazës pas shkatërrimeve prej Izraelit. Komisarja për Politikën e Jashtme, Benita-Ferrero Valdner (Benita Ferrero-Waldner) kritikoi faktin, që ndihma po vonohet dhe nuk mund të arrijë në sasinë e nevojshme. „Për ndihmat na duhet akses, akses dhe akses. Ne jemi të zhgënjyer, që hapja e pikëkalimeve kufitare për ndihmat humanitare shpesh nuk garantohet ashtu siç do ta dëshironim .“

(VFB)

  • Data 27.01.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gh05
  • Data 27.01.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gh05