1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e BE-së diskutojnë spiunimet e NSA

BE-ja kërkon ashpërsimin e masave për mbrojtjene të dhënave personale. Ata kërkojnë që SHBA-ja të dakordohet me këto masa, ndryshe sipërmarrjet amerikane do të denohen. Më e zëshmja është Gjermania.

Papritur u intensifikuan bisedimet për një mbrojtje më të mirë të të dhënave në Evropë. Institucionet evropiane kanë debatuar në 18 muajt e fundit për një paketë ligjesh për mbrojtjen e të dhënave. Por vetëm pas bërjes publike të përgjimeve nga shërbimet serkete amerikane dhe evropiane ministrave të BE-së u intensifikuan këshillimet për ashpërsimin e masave ligjore. Komisarja e BE për Drejtësi Viviane Reding deklaroi në kryeqytetin e Lituanisë Vilnus: "Programi amerikan për spiunim Prism na ka zgjuar të gjithëve."

Reding ka kërkuar ashpërsimin e masave edhe në Janar të vitit 2012. Ndërsa ministrat gjermanë tani kanë forcuar presionet ndaj homologëve evropianë. Ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger kërkon ashpërsimin e rregullave: "Ne nuk duam që në Evropë të ketë një nivel më të ulët të mbrojtjes së të dhënave personale se sa në Gjermani. Ne kemi nevojë për mbrojtjen e të dhënave. Propozimi evropian është i mirë, por ne duam edhe më shumë. Megjithatë është mirë që ka filluar ky debat."

Gjermania dhe Franca bëjnë presion

Ministrja gjermane e Drejtësisë ka kërkuar së bashku me homologen e saj franceze Christine Taubira mbrojtjen më të mirë të të dhënave personale."Atje ku ka pyetje të hapura, ato edhe duhet të sqarohen. Iniciativa gjermano-franceze kërkon një sqarim të plotë. Nuk duhet të mbetet asnjë çështje dhe asnjë dilemë e hapur", deklaroi ministrja gjermane. Qeveritë e vendeve anëtare duan që shërbimet sekrete të mos jenë pjesë e kompetencave të Bashkimit Evropian.

Litauen -Treffen der EU Innenminister

Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich

Gati secili vend anëtar ka një shërbim sekret. Por rregullat për punën e tyre duhet të jenë më transparente, mendon ministri gjerman i Brendshëm Hans-Peter Friedrich. Kërkohet transparencë por pa bërjen publike të sekreteve, tha Friedrich për Deutsche Wellen. Kjo vlenë edhe për shërbimet sekrete amerikane.

Kritikat ndaj koncerneve të internetit

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon edhe më shumë. Sipërmarrjet amerikane duhet të tregojnë se cilat të dhëna ua japin shërbimeve sekrete. "Rregullat elementare për mbrojtjen e të dhënave duhet të respektohen, ndërsa fuqia e koncerneve duhet të zvoglohet. Këto koncerne punojnë në mbarë botën, ndaj duhet të caktohet se në cilët sektorë mund të veprojnë", thotë Hans-Peter Friedrich për DW. Ai apelon tek qeveria amerikane që të bashkëpunojë me evropianët. "Edhe qytetarët amerikanë kërkojnë më shumë të drejta dhe mbrojtje më të mirë të të dhënave", pohon Friedrich i cili në fillim të javës ka qenë në SHBA, ku duket se nuk ka marrë informacionet e kërkuara.

Përfaqësuesit e tij do të dërgojë javën e ardhshme në SHBA edhe Komisioni i BE-së, bëri të ditur Viviane Reding. "Kjo është një çështje e të drejtave të njeriut. Është një çështje nëse ne evropianët mund të mbrojmë të drejtat tona, nëse zotëron drejtësia apo padrejtësia", thotë ajo. Në Vilnus edhe Reding ka qenë e befasuar me kërkesat e qarta të ministrave gjermanë. "Nuk jam tepër e befasuar, por më gëzojnë këto kërkesa", shtoi Reding.

Transparencë më e madhe

Sipërmarrjet të cilat në të ardhme ua japin të dhënat e qytetarëve dikujt tjetër, duhet të jenë shumë më transparente, thuhet në propozimin e Komisionit të BE për mbrojtjen e të dhënave. Çdo qytetar ka të drejtë që ta di se çfarë po ndodhë me të dhënat e tij. Siparmarrjet amerikane e konsiderojnë si "Patriot's Act" (akt patriotik) furnizimin e shërbimeve sekrete me të dhënat e mbledhura jashtë vendit. Kjo gjë është sekrete, por evropianët duan që kjo të ndryshojë. Siparmarrjet që shkelin rregullat për bërjen publike të të dhënave duhet të denohen, mendon Reding. "Parashikohen edhe sanksione, deri në dy përqind të qarkullimit të përgjithshëm të një sipërmarrje në mbarë botën. Kjo është një masë që ne duam ta miratojmë, sepse duam që rregullat evropiane të zbatohen."

Deri në miratimin e rregullave të reja, do të kalojë edhe ca kohë. Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian duhet t'i miratojnë këto rregulla. Viviane Reding mendon se ato mund të miratohen dhe të futen në fuqi deri në mes të vitit 2014. Por jo të gjitha vendet janë të entuziazmuara me këto rregulla. Britania e Madhe për shembull është shumë spektike. Ministrja britanike e Drejtësisë nuk ishte fare në këtë takim, por e ka dërguar një nëpunës.

Mbrotja e të dhënave duhet të jetë edhe pjesë e negociatave për tregti të mirë mes BE dhe SHBA, mendon Friedrich dhe shton: Koncernet e mëdha të internetit si Google, Facebook apo Yahoo janë edhe vet të interesuara që të ketë rregulla të qarta. "Në Evropë kemi 500 milionë konsumatorë, ndaj nuk duket të hezitojmë të veprojmë."