1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Minisamiti i Parisit: Të ndalen migrantët që në Afrikë

29 Gusht 2017

Vendet e BE-së dhe ato të tranzitit në Afrikën Veriore u takuan në Paris të hënën për të diskutuar për fatin e migrantëve që vijnë në BE. Qëllimi është pengimi i tyre në rrugën drejt Europës.

https://p.dw.com/p/2j04J
Frankreich PK Migrationsgipfel in Paris
Fotografi: Getty Images/AFP/L. Marin

Pas një konference shtypi të gjatë në një ditë të nxhetë pariziane në Pallatin Elysee u bë e qartë: Ky minisamit me 8 pjesëmarrës solli vërtet rezultate, megjithëse ato janë të fshehur në fjali të stërholluara.

Në fund të takimit e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini bëri të qartë, se dy vende Nigeri dhe Çad do të marrin 50 milionë euro nga BE për të siguruar kufijtë e tyre në drejtim të Libisë. Presidenti i Nigerit, Mhamadou Issofou bëri të qartë në Paris: "Paratë nevojiten shpejt, më së miri në shtator."

Kthimi i migrantëve ekonomikë

Në vendet kryesore të tranzitit Nigeri, Çad dhe Libi, BE kërkon të përmirësojë jetën e njerëzve atje. Kushtet në Libi janë të padurueshme, u shpreh kancelarja Merkel. Por këto kampe duket të jenë edhe stacioni i fundit për migrantët që vijnë për arsye ekonomike, bëri të qartë Merkel në paris. Ky është qëllimi afatgjatë.

Frankreich PK Migrationsgipfel in Paris
Fotografi: Reuters/C. Platiau

Lëvdohet roja bregdetare libiane

Të gjithë pjesëmarrësit në takimin e Parisit ishin plot lëvdata për aksionet e përbashkëta të rojes bregdetare libiane dhe italiane. Me ktëo aksione ata marrin refugjatët nga anijet në Mesdhe dhe i kthejnë në Libi.

Megjithëse UNHCR e kritikon këtë aksion, kancelarja Merkel bën një llogari tjetër. Nëse në qershor erdhën në Itali përmes Libisë 23.000 migrantë, në korrik ishin 11.500, në gusht vetëm 3082 vetë. Po kështu është ulur edhe numri i të mbyturve në Mesdhe. Nga 530 vetë në qershor në 23 në gusht.

Mikpritësi i takimit, Emmanuel MAcron theksoi se "në plan afatgjatë BE mbetet e angazhuar në drejtim të një politike të zhvillimit. Sepse shumica e migrantëve nuk do të zgjidhnin rrugën e rrezikshmë për jetën, nëse në shtëpitë e tyre do të kishin një të ardhur dhe zhvillim normal."

Frankreich Migrationsgipfel in Paris
Fotografi: Reuters/T. Camus

BE do të transferojë azilkërkuesit

Zhvillimi është një projetkt afatgjatë. Në plan afatshkurtër, vendet e Nigerit, Çadit dhe Libisë do të ngrenë "qendra migracioni", ku me ndihmën e UNHCR-së do të ndahen migrantët ekonomikë nga azilkërkuesit. Këto qendra nuk do të emërtohen më si "hotspots" sipas presidentit francez. "Kjo të çorienton", tha ai. Azilkërkuesit e vërtetë mund të vijnë që aty në Europë, premtoi kancelarja Merkel, dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë shifër të madhe.

"Nuk ka një zgjidhje magjike, por një paketë masash", u shpreh kryeministri italian, Gentiloni në Paris. Ndërsa Fayez el-Sarraj, kryeministri libian, që e sheh vendin e tij si viktimë të krizës së migracionit, premtoi luftimin më të madh të bandave të kontrabandistëve.

 

Bernd Riegert' Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE