1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Minimizohen shanset për një zgjidhje konsensusi midis Athinës dhe Shkupit para samitit të Bukureshtit

"Jo zgjidhje, jo ftesë" theksoi kategorikisht kryeministri grek Karamanlis duke kërkuar madje dhe ratifikim të saj me vendim të Këshillit të Sigurimit para se vendi i tij te thotë po për pranimin e Maqedonisë NATO.

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Me ngushtimin dramatik të afateve kohore dhe tri ditë para samitit të Bukureshtit vetëm një mrekulli thuhet në Athinë mund të bëjë që të arrihet një zgjidhje kompromisi në çështjen e konfliktit për emrin, edhe pse nuk përjashtohet. Mbremë në mesnatë pak para se mocioni i mosbesimit të hidhej poshtë në parlament kryeministri grek Karamanlis ishte tejet kategorik në qëndrimin e vendit të tij për përdorimin e vetos në qoftë se nuk gjendet një emërtim i pranueshëm dhe për të gjitha përdorimet, erga omnes sikurse tha, i ratifikuar bile nga Këshilli i Sigurimit. “Zgjidhja nuk mund të jetë fallco, duhet një zgjidhje e pastër, kohererente dhe tërësore.” - tha Karamanlis duke i mëshuar edhe një herë me forcë thënies “jo zgjidhje, jo ftesë” por duke dërguar dhe një mesazh ndaj Shkupit që ende nuk është prononcuar ndaj propozimit të fundit të ndërmjetësit ndërkombëtar Nimetz se “manuvrat dhe lëvizjet taktike nuk pranohen” nga Athina sikurse tha shprehimisht.

“Nuk jemi me shpatulla në mur.” - tha Ministria e Jashtme Bakojani kur opozita dhe një pjesë e medias i faturon lëshime të parakohshme dhe diferencime individuale nga kursi i vendosur, por edhe zell të tepruar në implikimin amerikan, me iniciativen paralele të ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Daniel Frid, që nga analistët përmendet gjithnjë si “kumbar” i propozimit të fundit Nimetz.

Emërtimi i propozuar “Republika e Maqedonisë – Shkup” është më i keqi deri më sot, sipas palës greke, aq më tepër që nuk propozohet si unik për të gjitha përdorimet dhe shënimin e tij në pashaporta me ndryshimet e duhura paraprake kushtetuese. Bakojani nga Brdo e Sllovenisë ku ndodhet dhe ku ka pak shanse që të takohet me homologun e saj Milososki pati telefonatë dhe me sekretaren amerikane të shtetit Rice ku bëri të qartë edhe një herë qëndrimin e vendit të saj.

Ndryshe nga Shkupi, Athina thotë se propozimi nuk është i fundit, le të kuptohet se do të ketë propozim të ri deri të henën dhe shënon me nëntekst se “jeta vazhdon dhe pas Bukureshtit”, pra dhe pas vetos me vazhdimin e proçesit të bisedimeve sikurse tha vetë Karamanlis. Ndërkohë partia nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor akoma edhe ushtrimin e vetos e vlerëson si të pamjaftueshëm dhe kërkon mbajtjen e një referendumi.

  • Data 29.03.2008
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DXBb
  • Data 29.03.2008
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DXBb