1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Milososki: Evropianizimi i rajonit të Ballkanit është domosdoshmëri

Ministri i jashtëm i Maqedonisë Antonio Milososki vlerëson se afrimi i Ballkanit në Evropë është në rrugë të mbarë. Milososki në intervistë për radion kombëtare gjermane, Deutschlandradio:

Ministri i jashtëm maqedonas Antoniot Milososki dhe kolegu shqiptar Lulzim Basha, Sgkup 1 qershor 2007

Ministri i jashtëm maqedonas Antoniot Milososki dhe kolegu shqiptar Lulzim Basha, Sgkup 1 qershor 2007

"Serbia zgjodhi Evropën" ky ishte në përgjithësi lajtomitivi i komenteve pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Çfarë do të thotë rezultati i zgjedhjeve në Serbi për zhvillimin e ardhshëm të Ballkanit?
Antoniot Milososki: Unë e përshëndes rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhja e zotit Tadiç ishte një lajm i mirë për Serbinë, e cila në dhjetëvjeçarin e fundit është ndodhur në një pozitë paksa të pakëndshme, do të thoja unë.
BE-ja përpara zgjedhjeve e tha qartë, se çfarë rezultati dëshiron duke premtuar një marrëveshje tranzicioni, e cila do ta thjeshtojë rrugën e Beogradit për në Evropë. Në marrëveshjen që do të nënshkruhet të enjten (07.02) bëhet fjalë për heqjen e vizave, tregtinë e lirë dhe shkëmbimin e studentëve. A e ka merituar Beogradi këtë shpërblim?
Antoniot Milososki: Në Maqedoni ka një dilemë. Natyrisht duhet që kushdo të bëjë një hap përpara, por nuk duhet që për këtë detyrimisht të bëhen kompensime politike. Maqedonia ka arritur shumë dhe ne do të gëzohemi, nëse gjithësecili do të vlerësohet mbi bazën e arritjeve të veta. Ne e kuptojmë, se çfarë është motivimi politik për Serbinë, e natyrisht që ka një logjikë në këtë mes, por më mirë do të jetë që të gjithë të vlerësohen mbi bazën e të njëjtave parimeve. Për këtë arësye në Maqedoni një vlerësim i tillë konsiderohet si standard i dyfishtë.
Z. Ministër në prag mund të jetë një krizë e madhe politike. Më 17 shkurt pritet që shqiptarët në Kosovë të shpallin pavarësinë. A është e drejtë, nëse evropianët e njohin Kosovën si të pavarur?
Antoniot Milososki: Kjo varet prej Evropës. Pra nuk është Maqedonia vendi që do të vendosë statusin përfundimtar të Kosovës. Por ne jemi të sigurtë, se sa më shpejt aq më mirë është që Kosova të ketë një status të përcaktuar. Sa i përket pavarësisë ne shumë herë ua kemi bërë të qartë miqve tanë në Prishtinë: Sot nuk ka pavarësi klasike. Ndoshta kosovarët do të duan të festojnë një natë pavarësinë me fishekzjarrë. Por të nesërmen kushdo do ta shohë, se sa të varur jemi ne të gjithë në rajonin tonë. Ndaj Kosova do të jetë po aq e varur nga bashkëpunimi me Serbinë, sa edhe nga mbështetja financiare evropiane dhe mbështetja ushtarake prej NATO-s dhe KFOR-it. Si rjedhojë ne themi, që politikanët e Kosovës duhet të përgatiten më mirë për periudhën pas statusit përfundimtar, në mënyrë që ato të mund të realizojnë atë çfarë presin qytetarët e thejshtë të Kosovës.
Nëse ndalemi në aspektin evropian: Mos vallë ka një shans që përmes evropianizimit të Ballkanit të shmangen njëherë e përgjithmonë edhe konfliktet, si p.sh. edhe ai në Kosovë?
Antoniot Milososki: Unë jam dakord me këtë. Ansjëherë tjetër rajoni ynë: Maqedonia, Kroacia, Serbia e vende të tjera duke përfshirë këtu edhe Kosovën nuk kanë qenë kaq pranë Bashkimit Evropian dhe asnjëherë tjetër potenciali i konflikteve nuk ka qenë kaq i ulët sa sot."
Sipas ministrit të jashtëm të Maqedonisë "Evropianizimi i Ballkanit është një domosdoshmëri".
  • Data 06.02.2008
  • Autor Jörg Degenhardt / DRadioKultur
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D34Z
  • Data 06.02.2008
  • Autor Jörg Degenhardt / DRadioKultur
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D34Z