1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Millutinoviqi lirohet nga akuzat për krime në Kosovë, të tjerët dënohen

Gjykata e Hagës shpalli dënimet në procesin kundër ish - presidentit serb, Millan Millutinoviq dhe pesë zyrtarëve tjerë të lartë serbö, të akuzuar për krime në Kosovë. Shpallja e dënimeve solli edhe disa befasi.

default

Milan Milutinović në sallën e gjyqit

Trupi gjykues i Tribunalit të Hagës e shpalli të pafjashëm ish-presidentin e Serbisë Millan Millutinoviq, lidhur me akuzat për krime kundër shqiptarëve të Kosovës. Kryetari i trupit gjykues, britaniku Ijan Bonomy, kumtoi se prokuroria ka paraqitur dëshmi të mjaftueshme për krimet e bëra në Kosovë, ku ka pasur krime lufte kundër shqiptarëve, vrasje, deportime masive, përndjekje politike e fetare, dhunime, shkatërrime, plaçkitje dhe djegie të pasurive... Ka ekzistuar edhe "Aksioni i përbashkët i krimeve", por prokuroria nuk ka paraqitur dëshmitë e duhura për fajësinë e Millan Millutinoviqit.

Trupi gjykues shpalli të pafajshëm Millutinoviqin sipas të gjitha pesë pikave të aktakuzës dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm. Bonomy dhe të tjerët ishin të mendimit se Millutinoviqi nuk ka ka urdhëruar krime dhe nuk ka mundur t'i parandalojë krimet e bëra në Kosovë. Sipas gjykatësve, ai nuk ishte ndër njerëzit e afërt të përgjegjësit kryesor për krime, ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i cili u gjet i vdekur me 11. mars të vitit 2006 në qelinë e tij në burgun e Hagës.

UN-Kriegsverbrechertribunal Milutinovic - Gerichtssaal

Pamje nga seanca gjyqësore

Për dallim prej Millutinoviqit trupi gjykues ishte i bindur se ish-kryeministri jugosllav, Nikolla Shainoviq, pas Millosheviqit ishte përgjegjësi kryesor për veprat e ushtrisë, policisë dhe forcave tö tjera në Kosovë. Shainoviqi para luftës dhe gjatë saj ishte shef i Këshillit Koordinues të ushtrisë dhe policisë në Kosovë dhe kishte mundësinë e dhënies së komandave. Ai ishte në dijeni pör të gjitha vendimet, që merreshin për zhvillimet atje. Me këtë shpjegim trupi gjykues e shpalli fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës dhe e dënoi me 22 vjet heqje lirie, kumtoi Bonomy.

UN-Kriegsverbrechertribunal Milutinovic - Richter Iain Bonomy

Gjykatësi Iain Bonomy

Me burgim në kohëzgjatje të njëjtë u dënua edhe komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, gjenerali Nebojsha Pavkoviq dhe gjenerali i policisë, Sreten Llukiq, të cilët u cilësuan si përgjegjësit kryesorö për zhvillimet në terren. Ata u cilësuan edhe si bashkëpunötorë të ngushtë të Millosheviqit. Përgjegjës për krimet në Kosovë u shpallën edhe shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, gjenerali Dragolub Ojdaniq dhe komandanti i Korpusit të Prishtinës, gjenerali Vlladimir Llazareviq. Megjithatë trupi gjykues ishte i bindur se Llazareviqi dhe Ojdaniqi janë përgjegjës vetëm për dy pikat e para, sepse kanë ndihmuar dhe lejuar krimet. Për tri pikat tjera të aktakuzës nuk kishte dëshmi të mjaftueshme, prandaj u dënuan me nga 15 vjet heqje lirie. Të gjithë të dënuarve, në kohën e vuajtjes së dënimit do t'u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Shainoviqi dhe Ojdaniqi janë dorëzuar vullnetarisht në Hagë në pranverë të vitit 2002, ndërsa Pavkoviqi, Llazareviqi dhe Llukiqi gjatë vitit 2005. Aktakuza kundër Millutinoviqit, Shainoviqit dhe të tjerëve është ngritur që në kohën e luftës së vitit 1999, ndërsa procesi ka filluar në korrik të vitit 2006. Prokuroria ka paraqitur 113 dëshmitarë, ndërsa mbrojtja 118.

Pas vdekjes së Millosheviqit, ishte ky procesi i parë dhe më i rëndësishmi për krimet e bëra kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998 dhe 1999.

  • Data 26.02.2009
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H21m
  • Data 26.02.2009
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H21m