1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Miliband: Kosova është rast i veçantë

Rreziku që lidhet me mohimin e aspiratave të mëse 90% të popullsisë bazuar në procesin e Kombeve të Bashkuara do të ishte më i madh se rreziku që mund të paraqesë situata momentale në rajon.

default

David Miliband

Pavarësia e Kosovës bazohet në procesin e Kombeve të Bashkuara. Rezoluta 1244 parashikon procesin e gjetjes së zgjidhjes së statusit, tha sekretari jashtëm britanik, David Miliband, pas njohjes së Kosovës nga ana e Britanisë së Madhe.

“Rezoluta 1244 parashtron procesin për protektorat ndërkombëtar dhe për diskutimet rreth statusit final pas fazës së përkohshme. Rezoluta nuk jep mandat për një përfundim të caktuar. Ajo nuk thotë se procesi duhet të përfundojë në pavarësi por ajo nuk e përjashton këtë gjë. Rezoluta 1244 është bazë e qartë legale për procesin e negociatave që zgjatën nëntë vjet si dhe të procesit së zgjidhjes.” - theksoi Miliband.

Rreziku që lidhet me mohimin e aspiratave të mëse 90% të popullsisë bazuar në procesin e Kombeve të Bashkuara do të ishte më i madh se rreziku që mund të paraqesë situata momentale në rajon. NATO-ja është në rajon me një forcë prej 16 mijë trupash. Sipas raporteve nga rajoni, situata nuk është në tensionim të tillë që do të kërkonte forca shtesë, shtoi mes tjerash sekretari i jashtëm britanik David Miliband.

  • Data 20.02.2008
  • Autor
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DAEM
  • Data 20.02.2008
  • Autor
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DAEM