1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Miliarderi Ivanshvili kryeministër i ri i Gjeorgjisë

Ivanishvili kishte theksuar që gjatë fushatës elektorale, se përveçse dëshiron ta vazhdojë kursin pro-perëndimor të Gjeorgjisë, dëshiron të përmirësojë dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Më shumë se tri javë pas zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, miliarderi Bidsina Ivanshvili u zgjodh kryeministër i ri i Gjeorgjisë. Gjatë votimit në parlamentin e vendit ai mori 88 vota nga deputetët, 54 votuan kundër.

Ivanshvili tha se synimi i tij është të bëjë përpjekje për integrimin e vendit në Evropë dhe anëtarësimin në strukturat euroatlantike. Po ashtu ai tha se do të fuqizojë marrëdhëniet me Rusinë për të kapërcyer krizën aktuale mes dy vendeve.

Vila e miliarderit Bidsina Ivanshvili në Tbilisi

Vila e miliarderit Bidsina Ivanshvili në Tbilisi

Partia e Bidsina Ivanshvili "Ëndrra gjeorgjiane" u themelua në fillim të këtij viti. Ivanishvili, i cili është pasuruar në Rusi me tregtimin e metalit dhe me shitblerje pasurish të patundshme, kishte theksuar që gjatë fushatës elektorale, se përveçse dëshiron ta vazhdojë kursin pro-perëndimor të Gjeorgjisë, dëshiron të përmirësojë dhe marrëdhëniet me Rusinë. Sipas tij ishte politika agresive e kryeministrit të deritanishëm, Sakashvili ndaj Moskës, që e futi Gjeorgjinë në vitin 2008 në një luftë të kotë. Prej atëherë në rajonet separatiste të Abkazisë dhe në Osetinë Jugore janë stacionuar trupa ruse, të cilat Gjeorgjia i sheh si forca pushtuese. Për këtë shkak Gjeorgjia dhe Rusia që prej vitit 2008 nuk kanë marrëdhënie diplomatike mes tyre.