1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Miliarda për rindërtimin e Rripit të Gazës

Konferencë ndërkombëtare donatore për Gazën në Egjipt

default

Përgatitje për konferencën donatore për Gazën në Egjipt

Në Egjipt janë mbledhur sot përfaqësuesit e qeverive nga 45 vendet e botës për t'u konsultuar për rindërtimet në Rripin e Gazës. Konferenca që zhvillohet në qytetin Sharm el Sheik është organizuar nga presidenti egjiptian Hosni Mubarak. Sipas palestinezëve për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta me Izraelin nevojiten 2,2 miliardë euro. Programi për zhvillimin i OKB-së vlerëson se gjatë ofensivës në Gazë, që zgjati tre javë, u shkatërruan apo u dëmtuan rreth 14 mijë shtëpi, mbi 200 fabrika dhe 240 shkolla.

Bundesaußenminister Frank-Walter Steinmeier in Brüssel beim Treffen der EU-Außenminister

Ministri i jashtëm gjerman Steinmeier

Gjermania përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Frank - Walter Steinmeier. Për SHBA-të është e pranishme ministrja e Jashtme, Hillary Clinton, e cila në fjalën e saj paralajmëroi pjesëmarrësit që të bëhen përpjekje për një marrëveshje politike mes palestinezëve dhe qeverisë së re izraelite. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme në Uashington, SHBA-të dëshirojnë të kontribuojnë me gjithsej 900 milionë dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës. Këtë e theksoi edhe Clinton, e cila u shpreh:

"Koha ka rëndësi thelbësore. Ne nuk mund të kthehemi prapa, as t´i shtyjmë gjërat dhe as të shprehim keqardhje për atë, që ka ndodhur dhe që mund të ishin marrë vendime të tjera. Nuk është koha për fajësime. Eshtë koha të shohim përpara. Ne jemi mbledhur sot të flasim për nevojat humanitare të popullit palestinez pas luftës së fundit. Shtetet e Bashkuara i bashkangjiten vendeve të tjera në ndihmat për palestinezët. Shuma prej 900 milionë dollarësh e planifikuar në koordinim me autoritetet palestineze do të miratohet në Kongresin amerikan dhe do të shërbejë për të ndihmuar popullin palestinez në Gaza dhe në Jordanin Perëndimor".

Bashkimi Evropian do të ndihmojë me një shumë prej rreth 430 milionë euro. Arabia Saudite ka premtuar një miliardë dollarë.




  • Data 02.03.2009
  • Autor MCK
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H437
  • Data 02.03.2009
  • Autor MCK
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H437