1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Miliarda për paqen në Lindjen e Mesme

Sot filloi në Paris konferenca donatore për Palestinën. Donatorët do të përpiqen, që të grumbullojnë më shumë se pesë miliardë dollarë për financimin e planit për zhvillimin e autoriteteve autonome palestineze

Pjesëmarrësit e Konferencës donatore për Palestinën, 17 dhjetor 2007

Pjesëmarrësit e Konferencës donatore për Palestinën, 17 dhjetor 2007

Krahas presidentit të palestinezëve Mahmud Abbas dhe ministres së jashtme izraelite Zipi Livni në konferencë marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ministrja e jashtme e SHBA-ve, Condoleeza Rice, si dhe ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Nicolas Sarkozy pret Ban Ki-moon

Nicolas Sarkozy pret Ban Ki-moon

Ndihma ndërkombëtare prej 5,6 miliardë dollarësh për tre vitet e ardhshme duhet të ndihmojë palestinezët për të përmirësuar kushtet e jetesës të përkeqësuara. Këtë e parashikon së paku një plan trevjeçar i përpiluar nga i ngarkuari i presidentit Abaz, kryeministri Salam Fayad, që përbën bazën për diskutimet në konferencën ndërkombëtare donatore për Palestinën në Paris.

Nëqoftëse përfaqësuesit e 90 shteteve duan të dhurojnë atëherë jo vetëm për të lehtësuar gjendje të mjeruar, por edhe për të mbështetur procesin e paqes, i cili së paku simbolikisht u rigjallërua në Anapolis. Të gjithë pjesëmarrësit e kanë të qartë, se paqja dhe së paku një minimun prosperiteti ekonomik janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Ministrja e jashtme izraelite Tzipi Livni i shtrëngon dorën presidentit palestinez Mahmoud Abbas

Ministrja e jashtme izraelite Tzipi Livni i shtrëngon dorën presidentit palestinez Mahmoud Abbas

Ish kryeministri britanik Toni Blair kujdeset në emër të kuartetit për Lindjen e Mesme për ngritjen e strukturave dhe institucioneve shtetërore në territoret palestineze dhe drejton konferencën. "Unë mendoj se ne bëjmë përparime në projektet ekonomike. Për palestinezët e thjeshtë shenjat më të rëndësishme për përparime janë perspektiva për punë, mirëqënie dhe përmirësimi i standartit të jetësës. Për izraelitët duhet garantuar, që kjo të realizohet në përputhje me sigurinë e tyre."

Condoleezza Rice dhe Mahmoud Abbas në Paris

Condoleezza Rice dhe Mahmoud Abbas në Paris

Përpjekjet e para për paqen nuk kanë qenë shumë inkurajuese. Edhe më shumë gjendja vështirësohet nga konkurrenca ndërmjet Hamasit, që sundon prej muajsh në Rripin e Gazës dhe "Fatahut", që nën udhëheqjen e Abazit dhe Fayadit kontrollon Bregun Perëndimor. Të dy politikanët duan të përfaqësojnë edhe interesat e thuajse një milionë e gjysëm banorëve të Gazës. Faktikisht në moment kjo është thuajse e pamundur. Ndihma e premtuar në Paris do të shkojë prandaj në rradhë të parë në Bregun Perëndimor dhe do të sigurojë atje pagimin e rrogave nga qeveria e Fayadit, e cila me 150 000 nëpunës është punëdhënësi më i madh atje.

Por vetëm paratë nuk do të sjellin zgjidhjen. Edhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë pjesëmarrësit. Kështu dëgjohet gjithnjë e më shumë kërkesa, që Izraeli ti reduktojë, apo t´i ndërpresë restriksionet e përditshme në territoret palestineze. Vetëm një hap i tillë i kombinuar me përmirësimin e standartit të jetesës do t´i heqë Hamasit bazën e ekzistencës, i cili në fundjavë mundi të organizojë në Gaza një miting të madh kundër paqes me Izraelin.

  • Data 17.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CcoE
  • Data 17.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CcoE