1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mikpritje italiane për refugjatët

Autoritetet italiane nuk janë në gjendje ta manaxhojnë problemin e refugjatëve. Për refugjatët kujdesen shoqatat dhe Kisha Katolike.

Adami është vetëm 18 vjeç, por tepër i fortë. Në Lampedusa ai po jeton jetën e tij të pestë: në vendlindjen e tij në Ganë, ai desh gjeti vdekjen gjatë një bastisje, kur po arrartisej nëpër Libi ai u përball tri herë me vdekjen. Po ashtu kur po kalonte me varkë për në Evropë ai desh u mbyt, por e tërhoqi nga një flokët një shok dhe e nxori nga uji.

Tani Adami jeton te një familje peshkatarësh në Lampedusa, po mëson italisht dhe si të bëjë pica. Dikur ai dëshiron të bëhet politikan dhe të luftojë për një shoqëri më të mirë.

Qindra refugjatë të mitur kanë ardhur muajt e kaluar në Itali. Meqë nëpër strehimore nuk ka vende të mjaftueshme, ata i kanë shpërndarë nëpër familje, që janë treguar të gatëshme t'i strehojnë deri sa të arrijnë moshën e pjekurisë. E gjitha kjo është një nismë private, sepse burokracia italiane nuk arrin ta përballojë valën e refugjatëve.

Mungon organizimi shtetëror

Njerëzit në Itani janë shumë mikpritës, thotë Giovanni Gambuzza, drejtor i kampit të refugjatëve në Pozzallo në jug të Sicilisë. "Por mikpritja jonë nuk mjafton, sepse në fund i shkaktojmë vetes probleme. Ai thotë se autoritetet italiane nuk janë në gjendje ta manaxhojnë problemin e refugjatëve dhe se do të ishte më mirë nëse me problemin e refugjatëve do të merreshin direkt institucionet evropiane.

Por deri sa të ndodhë kjo, për refugjatët nga zonat e luftës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme kujdesen nismat e qytetarëve dhe shoqatat, por pas një hezitimi të gjatë, sidomos Kisha Katolike. Papa Françesku dha disa muaj më parë udhëzimin që shumë manastire dhe kisha që ishin bosh, të përdoreshin për strehimin e refugjatëve. Kisha baroke e Shën Karlos në zemër të qendrës historike të Palermos është tani një lloj kampi tranzit për refugjatët. Para altarit ka shumë shtretër portativë. Këtu mund të strehohen deri në njëqind refugjatë, para se të shkojnë tek të afërmit dhe miqtë e tyre në vendet e tjera të BE-së. Në ish-manastirin Santa Rosalia jetojnë aktualisht grat që janë larguar nga Nigeria.

Ushqim për 1200

"Kështjella e Shpresës" e quan frati françeskan Biagio Conte, ish-kazermën pas stacionit të Palermos, që cilën ai e ka transformuar gjatë 15 viteve të fundit, në kampin më të madh privat për refugjatë në Italinë e Jugut. Mes rrënojave Biagio Conte ka ngritur një mensë, në të cilën ofron për ditë ushqim për 1200 vetë. Këtë ai e ka arritur me donacione nga banorët dhe tregtarët e tregut me shumicë. 700 vetë mund të flenë në hangaret e dikurshme. Shumë prej tyre qëndrojnë vetëm disa ditë, të tjerët e kalojnë jetën e tyre tek murgu, sepse nuk dinë se ku të shkojnë dhe për shkak se ushqimi është me të vërtetë e thjeshtë, por të paktën i mjaftueshëm.

Kurse në kampet e organizuara prej shtetit bëhen kursime dhe refugjatëve u jepet vetëm një pjatë makarona në ditë. Fshatarët e zonës u sjellin atyre perime apo fruta që u mbeten, që të mund të marrin disa vitamina.