1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mike Pence nё Podgoricё: "Ballkani e ka vendin nё Perёndim"

Në vizitën zyrtare Malit të Zi zëvendëspresidenti i SHBA-sё Mike Pence theksoi, se Ballkani e ka vendin në Perёndim. Rusia po punon që të destabilizojё rajonin.

Në vizitën zyrtare Malit të Zi e cilësuar si historike për Malin e Zi dhe Ballkanin, zëvendëspresidenti i SHBA-sё Mike Pence theksoi, se Ballkani e ka vendin në Perёndim.Rusia po punon që të destabilizojё rajonin. Këto ambicie kanë si qëllim edhe ndarjen e Ballkanit nga pjesa tjetër e Evropës deklaroi Pence.

Zëvendëspresidenti i SHBA-sё Mike Pence tha, se Shtetet  e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke besuar se kjo pjesë e Evropës i takon Perëndimit.

Këto komente ai i bёri në Podgoricë, ku qëndroi për një vizitë zyrtare, qё u cilёsua si historike për Malin e Zi dhe Ballkanin. Përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit t Malit të Zi, Pence ka mbledhur në një  takim edhe liderët e vendeve te Ballkanit, në kuadër te Kartës së Adriatikut dhe SHBA.

Siguria nё rajon temё e samitit  

Duke i rikujtuar vendet e Ballkanit që të orientohen drejt Perëndimit zëvendëspresidenti i SHBA-sё, Mike Pence, tha, se Rusia është ajo që po përpiqet t'i ndryshojё kufijtë e vendeve me anë të forcës. Po ashtu edhe në Ballkan, tha ai, Rusia ka një ndikim negativ. "Edhe  këtu në Ballkanin Perëndimor Rusia po punon që ta destabilizojё rajonin. Këto ambicie kanë si qëllim edhe ndarjen e Ballkanit nga pjesa tjetër e Evropës ."

Pence rikujtoi ndërhyrjen e shërbimeve ruse në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, duke u përpjekur të pengoj rrugën e Malit të Zi drejt NATO-s. Guximi  juaj veçanërisht në ballafaqim me presionin rus e inspiron botën dhe unë ju lavdëroj për këtë tha Pence gjatë darkës me presidentin Filip Vujanoviq  dhe  me liderët e tjerë të Malit të Zi.

Ndërkaq kryeministri  i Malit të Zi  Dushko Markoviq, se nuk mund të ketë  paqe nё Evropë pa një Ballkan stabil. Kjo është në interes tё të gjithëve si të Evropës, tё SHBA dhe në interesin tonë, tha Markoviq duke shtuar se siguria, ekonomia dhe demokracia, janë procese të pandara në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane.

Zyrtari i lartë amerikan në Podgoricë u takua edhe me liderët e opozitës në Mal të Zi e takime të veçanta ka pasur edhe me tё gjithë liderët e pranishëm te vendeve te Ballkanit Perëndimor.

Vizita e  e numrit dy  tё SHBA–sё u realizua nën masa tё forta sigurie, të cilat nuk ishin parë ndonjëherë në Mal të Zi,  ku ishin tё angazhuar pjesëtarët e shërbimeve të ndryshme policore sekrete dhe publike si nga  Mali i  Zi, ashtu edhe ato amerikane.

Qendra e Podgoricës ka qenë e bllokuar dhe helikopterë tё policisë kanё fluturuar pa ndërprerje, ndërsa  në afërsi të institucioneve mё të rëndësishme  shtetërore janë vërejtur po ashtu forca tё shtuara policore.

 

 

Vera Katana