1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijra qytetarë protestojnë për mungesën e drejtësisë dhe sigurisë

Ani Ruci / Tiranë 20 Shtator 2008

Opozita e bashkuar përtë detyruar kryeministrin Berisha të japë dorëheqjen.

https://p.dw.com/p/FLl4
Tirana
TiranaFotografi: DW

Me parullat "Gërdeci kërkon drejtësi, Saliu në Prokurori ", "Kush është burrë nuk frikësohet, por lë karrigen dhe largohet", "Siguri për jetën, barazi para ligjit" mijëra qytetarë të Tiranës marshuan mbrëmë nga Sheshi Skënderbe, përgjate bulevardit " Dëshmoret e Kombit" për t´u ndalur para selisë së Kryeministrisë dhe kërkuar atje dorëheqjen e kryeministrit Berisha.

Gjashtë muaj pas ngjarjes së Gërdecit dhe dy javë pas vdekjes në rrethana misterioze të dëshmitarit të saj kryesor, Kosta Trebicka, qytetarët protestuan për mungesën e " drejtësisë dhe të sigurisë".

Në një atmosferë të përmbajtur, oratorët, krerë të partive opozitare, aktivistë të Lëvizjes qytetare "G99" dhe MJAFT" mbajtën për rreth 90 minuta fjalime ku kërkuan zbardhjen e Gërdecit dhe sollën argumenta pse kryeministri Berisha duhet të japë dorëheqjen.

"Nëqoftëse Kosta Trebicka do të kishte humbur jetën në një nga vendet e BE, në Gjermani, Francë apo Angliu as edhe një qytetar i vetëm nuk do të kishte menduar se atë e kishin vrarë Ndërsa në Shqipoëri të gjithë menduan se u vra dëshmitari. Problemi nuk është nëse kryeministri Berisha ka apo nuk ka gisht në vdekjen e Kosta Trebickës. Problemni është se Berisha ka dorë në vdekjen e shpresës. Është dita të mendojmë si njërëz që duam të jetojmë në vendin tonë, të dalim nga vendi ynë pa na parë shtrembër polici i rradhës për shkak të pasaportës," tha mbrëmë lideri socialist, Edi Rama.

Ilir Meta, kryetari LSI ishte më radikal në fjalën e tij para mijëra protestuesve: "Kryeministri Berisha e ka vendin në Prokurori dhe në Gjykatë," tha mbrëmë Skënder Gjinushi, kreu i Social demokrateve.

Paskal Milo, kryetari PDS u bëeri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe i bëri thirrje drejtësisë të zbardhë sa më parë Gërdecin: "Drejtësia duhet ta çojë deri në fund hetimin pa iu nënshtruar presioneve tëqeverisë. Për herë të parë Drejtësia ka shansin të hyjë në histori," tha Paskal Milo.

I ashpër dhe me një gjuhë popullore figurative ka qenë mbrëmë, kreu i PSD, Skënder Gjinushi. "Nuk ka siguri në një vend, ku në mes të ditës vritet gjahtari dhe shpëton zagari," tha Gjinushi, duke aluduar për vrasjen e dëshmitarit kyç Kosta Trebicka, që u gjend i vdekur pas kthimit nga gjuetia. "Në këtë bulevard është rrëzuar diktatura në vitet 1990- 1991 dhe 1996-1997. Nga ky vend sot fillojmë të çmontojmë klanin e gjahtarit të gjahtarëve," tha Gjinushi.

Erion Velia, kreu i Lëvizjes "G99" paraqiti atë që ai e quajti" egzistencën e dy Shqipërive", asaj të varfër, që derdh djersë dhe tjetrës së aferave korruptive që pasurohet duke vjedhur djersën." Kjo e fundit, tha Erion Velia, është Shqipëria e Berishës që jeton me korrupsion."

Protesta e mbrëmshme në Tiranë është e para pas ngjarjes së Gërdecit më 15 Marsin e kaluar. Opozita doli e bashkuar dhe unifikuar në aksionin politik për të detyruar kryeministrin të japë dorëheqjen. Protesta kalo qetë dhe pa incidente. Forca të shumta të policisë u angazhuan për të mbajtur rendin publik.