1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mijëra tunizianë mbërrijnë në Itali- Shpallet gjendja e jashtëzakonshme humanitare

Mijëra migrantë ilegalë nga Tunizia kanë ardhur ditët e fundit në ishullin italian të Lampeduzës. Qeveria e Romës i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian.

default

Porti i Lampeduzës

Brukseli duhet të dërgojë pa vonuar në Tunizi njësi të agjensisë evropiane për mbrojtjen e kufijve, Frontex, të cilët duhet të patrullojnë përgjatë bregdetit shkruhet në një letër të ministrisë së Jashtme në Romë. Ministri i Brendshëm, Maroni kërkon të mos i hapë kampet e refugjatëve në Lampeduza, megjithë gjendjen emergjente. Ai do t`i dërgojë refugjatët në kampe të tjera pritëse në Itali.

Sipas të dhënave të policisë italiane, në Lampeduza ndodhen aktualisht rreth 1200 refugjatë anijesh, rreth 3 mijë kanë zbarkuar tre ditët e fundit në ishull, 1 mijë prej tyre natën duke gdhirë dita e shtunë, 12 shkurt. Lampeduza nuk e ka përjetuar kurrë një fluks të tillë. Ditën e shtunë mbërriti së fundi një anije me 40 vetë në bord, katër anije të tjera ndodheshin ende në det. Deti i qetë është në favor të lundrimit.

Italien Innenminister Roberto Maroni

Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni

Gjendja u vështirësua ditën e premte pasdite. Deri në mbrëmje erdhën aq shumë varka sa që porti i ishullit u mbush plot dhe nuk kishte më vend për ankorim. Disa qindra vetë duhet ta kalonin natën përjashta në molin e portit. Qeveria italiane dërgoi avionë për t`i dërguar refugjatët nëpërmjet urave ajrore në brendësi të Italisë. Ditën e shtunë mendohej që 1600 vetë të dërgoheshin me një traget në Sicili. Ministri italian i Brendshëm, Roberto Maroni tha se Italia është duke ndier pasojat e krizës politikë në Tunizi. "Qindra vetë nga këto vende vijnë në Itali. Ne jemi duke bërë gjithshka që të përballojmë këtë emergjencë humanitare."

Këto fjalë janë pak të tepruara. Sepse në fakt nuk po bëhet gjithshka. Në Lampeduza ndodhet një kamp pritës për refugjatët, i cili është i pajisur mirë dhe i gatshëm për t`u hapur. Këtu mund të vendosen 850 refugjatë, në rast nevoje edhe deri në 2 000. Por për shkak të arsyeve politike, ministri italian i brendshëm, një populist i djathtë vazhdon ta mbajë kampin të mbyllur megjithëse ai është në dispozicion me gjithë personelin. Maroni kërkon dërgimin e menjëhershëm të refugjatëve në qendra të tjera si Bari apo Crotone dhe një nga arsyet mund të jetë edhe largimi i refugjatëve nga sytë e publikut.

Lampedua - illegale Einwanderer

Refugjatë mbërrijnë në Lampeduza

Shumë varka refugjatësh duhet të qëndrojnë fillimisht në temperaturën 8 gradë dhe midis plehrave dhe jashtëqitjeve, në molin e portit. Të tjerët dërgohen në ndërtesat shtetërore, insitucionet fetare apo në aeroport. Pjesa më e madhe e refugjatëve janë djem nën moshën 30 vjeçare, të gjithë nga Tunizia. Për shkak të tronditjeve politike në portet tuniziane nuk është duke u kryer aktualisht asnjë kontroll. Prandaj mendohet që numri i refugjatëve do të rritet. Shumë organizata humanitare si dhe prifti i ishullit, i ka kërkuar qeverisë të hapë kampin e refugjatëve.

Qeveria italiane ka shpallur ditën e shtunë gjendjen e jashtëzakonshme humanitare, për të vënë në aktivitet mbrojtjen civile. Përveç kësaj do të forcohet edhe prezenca ushtarake në Lampeduza.

Autor: Stefan Troendle/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi

DW.COM

  • Data 13.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10GT3
  • Data 13.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10GT3