1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Mihail Saakashvili fitues i zgjedhjeve në Gjeorgji

Opozita nuk do që të njohë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe bën thirrje për protesta masive. Rreth 10 mijë ithtarë të opozitës protestuan të dielën pasdite në qendër të kryeqytetit Tiflis.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji, Mihail Saakashvili

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji, Mihail Saakashvili

Simpatizantë me flamujë në duar dhe një Mihail Saakashivil triumfues - këto ishin pamjet e para pas përfundimit të zgjedhjeve në Gjerogji. Ithtarët e Saakashvilit kanë kremtuar fitoren e qartë të ish- dhe siç duket presidentit të ardhshëm të Gjeorgjisë. Para elektoratit ka dalë edhe vetë Saakashvili, i cili ka paralajmëruar vazhdimin e politikës së tij:"Unë besoj tek një e ardhme e madhe e Gjeorgjisë. Kjo ishte një fitore e madhe për Gjeorgjinë. Për këtë ju falendëroj."

Postera zgjedhjesh, Tfilis

Postera zgjedhjesh, Tfilis


Ndërkohë përfaqësuesitë e opozitës njoftuan se nuk do të njohin rezultatin e zgjedhjeve. Votat janë numëruar paralelisht dhe asnjë prej kandidatëve nuk ka fituar mbi 50 përqind, thanë ata. Lideri më i rëndësishëm i opozitës Levan Gatshetshilazde foli për manipulime të shumta.

Opozita gjeorgjiane në protesta 6 janar 2008

Opozita gjeorgjiane në protesta 6 janar 2008


Megjithatë, shumica e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve i vlerësuan ato si rregullta. Sipas vlerësimeve të OSBE-së megjithë disa parregullsive të vogla, zgjedhjet në përgjithësi ishin të rregullta. OSBE-ja kritikoi përzierjen e veprimtarive shtetërore me fushatën elektorale të presidentit aktual Michail Sakaschvili, por sipas saj për manipulim masiv të tyre, sikurse pretendon opozita, nuk mund të bëhet fjalë.

Ithtarë të Mikhail Saakashvilit 3 janar 2008

Ithtarë të Mikhail Saakashvilit 3 janar 2008


Sidoqë të jetë, zgjedhjet e së shtunës kanë përçarë Gjeorgjinë. Opozita ka bërë thirrje për protesta masive. Në qendër të kryeqytetit Tiflis, të dielën pasdite protestuan rreth 10 mijë ithtarë të opozitës. Protestat kanë qenë të qeta dhe përfunduan pa incidente. A do të jetë opozita mjaft e fortë për të organizuar protesta masive gjatë ditëve të ardhshme aktualisht, mbetet e paqartë.

  • Data 07.01.2008
  • Autor Hermann Krause / Tiflis (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cl92
  • Data 07.01.2008
  • Autor Hermann Krause / Tiflis (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cl92