1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Migrimi: Përfitimet dhe humbjet për vendet e migrantëve

Migrimi shërben si ventil për vendet e migrantëve. Por si pasojë në BE pagat bien. Emigrimi i punonjësve të kualifikuar përbën një rrezik për shtetet e reja të BE.

Në numrin e saj të djeshëm gazeta gjermane Handelsblatt ndalet në disa studime mbi pasojat pozitive apo negative që ka migrimi për vendet e origjinës së migrantëve. Efekti i migrimit për vendet e migrantëve ka dhe anë pozitive, jo vetëm negative. Por paratë që dërgojnë migrantët në atdhe del se nuk e zbusin vërtet varfërinë e vendeve përfituese.

Instituti studimor për të Ardhmen e Punës (IZA), i financuar nga fondacioni i Postës Gjermane, në librin "Labour Migration, EU Enlargement, and the Great Recession" (Migrimi i punës, zgjerimi i BE dhe recesioni i madh), që do të dalë nga fillimi i 2015-ës, tregon se migrimi mund të heqë presionin nga tregjet e punës në Evropën Lindore dhe Qendrore. Por në të njëjtën kohë rrezikon zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve, sepse ata, që largohen, janë në rradhë të parë të rinjtë dhe njerëzit me kualifikim të lartë.

Migrimi shërben si një lloj ventili për vendet e migrantëve

Migrimi shërben si një lloj ventili, kur numri i të papunëve është i lartë. Kjo është ana pozitive. Në bazë të të dhënave të BE nga vitet 2004-2009 studjuesit krahasojnë realitetin me një skenar teorik pa migrim. Rezultati: në shtetet, që hynë në BE në 2004, migrimi në periudhë afatgjatë ka bërë që kuota e papunësisë të bjerë vetëm me 0,5%. Një tjetër rezultat i simulimit është se falë migrimit rriten pagat, në Poloni me 2,4%, në Hungari 06,% dhe në Çeki 03,%.

Është e diskutueshme, nëse avantazhet mund ta kompensojnë në vazhdimësi humbjen e fuqisë së kualifikuar të punës.

Refugjatë nga Siria në Itali

Refugjatë nga Siria në Itali

Avantazhet dhe disavantazhet e migrimit

Pasojat: Në Bullgari dhe Rumani migrimi bën që produkti i brendshëm bruto të bjerë me 7,4%, mendojnë studjuesit. Mesatarja e nëntë shteteve të tjera anëtare është 1,3% "Ekziston rreziku i dukshëm që tregjet e punës të disa vendeve të krijojnë zbrazëti."

Studjuesit e rrjetit "The Other Canon Foundation" dhe të universitetit të Tallinit paralajmërojnë nga rreziku i deindustrializimit të ish shteteve të bllokut të Lindjes nga migrimi i të kualifikuarve. Në një studim ata tregojnë se nga viti 1990 deri 2005 të ardhurat prej industrisë në produktin e brendshëm bruto kanë rënë ndjeshëm, në Estoni për shembull nga 49 në 29% në Poloni nga 50 në 30%.

Shumica e emigrantëve nga Evropa Lindore bëjnë jashtë vendit punë, të cilat janë nën nivelin e kualifikimit të tyre. "Kontributi për zhvillimin substancial të aftësive është i kufizuar", theksojnë autorët.

Por ekzistojnë edhe lëvizje masive të kthimit në vendlindje

Dhe ai që kthehet, nuk është automatikisht financiarisht i suksesshëm. Për Poloninë studimi i IZA tregon se të kthyerit kanë në krahasim me ata, që nuk janë larguar nga vendi, një rrezik pesë herë më të madh për të humbur punën. Ata kanë kualifikim më të lartë, por nuk mund t'i përdorin njohuritë e tyre në vendlindje. Si përfundim kthimi nga emigrimi nuk është avantazh për PoLoninë, por më shumë një ngarkesë.

Po në gazetën Handelblatt, në artikullin për të njëjtën temë me titull: "Ngushëllim i vakët - Migrantët e dërgojnë një pjesë të pagës në atdhe - paratë ajje zbusin varfërinë", pasqyrohet, se si Michael Clemens, nga instituti studimor "Center for Global Development" në Uashington dhe studjuesi i Bankës Botërore, David McKinzie, kanë shqyrtuar të dhëna nga vende të ndryshme duke arritur në një përfundim të çuditshëm për vendet e origjinës së migrantëve. Paratë e fituara jashtë vendit nuk kanë ndonjë efekt të madh në vendlindjet e emigrantëve. Së paku jo për rritjen ekonomike. Studjuesit kishin menduar se dërgesat e parave nga jashtë rrisin konsumin dhe ndihmojnë kështu edhe rritjen ekonomike.

Nëse vijnë shumë para nga jashtë, kjo do të thotë se shumë njerëz janë larguar nga vendi. Dhe shpesh janë njerëz me kualifikim të lartë, ata që largohen nga vendi. Ky largim frenon ekonominë në vendet e origjinës dhe neutralizon ndoshta efektin, që dërgesat e parave rrisin konsumin.