1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Midis sulmit ajror dhe dorëheqjeve - kronikë e ngjarjeve

Në fillim të muajit shtator një komandant gjerman urdhëroi një sulm ajror të trupave të ISAF-it në Afganistan. Dje, të enjten, inspektori i përgjithshëm i ushtrisë gjermane dha dorëheqjen. Çfarë ka ndodhur?

Ish-Inspektori i Përgjithshëm i Ushtrisë Gjermane, Shnajderhahn duke folur më 29 tetor 2009 për sulmin në Afganistan

Ish-Inspektori i Përgjithshëm i Ushtrisë Gjermane, Shnajderhahn duke folur më 29 tetor 2009 për sulmin në Afganistan

4 shtator 2009: Një aeroplan amerikan, bombardon në mëngjes herët dy cisterna të talibanëve në lumin e Kundusit, me urdhër të komandantit të lartë të ushtrisë gjermane (Bundeswehr), Georg Klein. Gjatë bombardimit duket se kanë humbur jetën një numër i madh njerëzish. Kur në mesditë ushtarët gjermanë shkojnë në vendin e ngjarjes, trupat pa jetë janë hequr prej andej.

5 shtator 2009: Ministri gjermani Mbrojtjes, Franz-Josef Jung mbron sulmin. Cisternat mund të përdoreshin për të ushtruar sulme, thotë ai. Jungu flet për vrajsen e rreth 50 kryengritësve, por nuk përmend viktimat civile. Kurse Komandanti i Përgjithshëm i Trupave të Natos në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal, pranon vrasjen e civilëve.

6 shtator 2009: Gazeta "Washington Post", reporterët e të cilës ishin në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin hetimor të Nato-s, njofton për rreth 125 të vrarë, ndër të cilët edhe civilë. Gazeta akuzon komandantin e ushtrisë gjermane për gabime të mëdha në vlerësimin e gjendjes. Kritika ndërkombëtare shtohet, ndër të tjera edhe nga ministri i Jashtëm i Suedisë, ai i Francës dhe nga kryeministri spanjoll, Zapatero.

7 shtator 2009: Presidenti afgan Karsai pyet publikisht pse nuk u përdorën trupat tokësore për të ulur numrin e viktimave.

11 shtator 2009: Inspektori i Përgjithshëm i ushtrisë gjermane, Wolfgang Schneiderhan hedh poshtë kritikat ndaj sulmit. Ai thotë se në fund të fundit ka patur rrezik konkret prej talibanëve.

13 shtator 2009: Një komision hetimor afgan e cilëson sulmin si të gabuar dhe njofton për vrasjen gjatë sulmit të 30 civilëve dhe 69 talibanëve.

14 shtator 2009: Qeveria gjermane mbetet në të vetën: Sulmi ka qenë i domosdoshëm nga pikëpamja ushtarake, deklaron një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.

29 tetor 2009: Gati shtatë javë pas sulmit, në Berlin mbërrin raporti hetimor i NATO-s. Sipas inspektorit të përgjithshëm të ushtrisë Schneiderhan, raporti nuk konfirmon se gjatë sulmit ajror janë vrarë persona të painvolvuar. Po ashtu nuk ka arsye që të dyshohet se ushtarët gjermanë nuk kanë vepruar si duhet.

"Kjo çoi në vlerësimin tim se vlerësimi i gjendjes për sulmin ajror ka qenë në atë moment i përshtatshëm nga pikëpamja ushtarake."

1 nëntor 2009: Revista "Der Spiegel" shkruan duke iu referuar raportit të Nato-s se komandanti Klein nuk ka respektuar rregullat e misionit. Në afërsi të cisternës nuk ka patur kontakt të ushtarëve gjermanë me armikun. Përveç kësaj Klein ka refuzuar fluturimin paraprak mbi cisterna të bombarduesve luftarakë, si shenjë paralajmërimi. Zbulimi ka qenë i pamjaftueshëm për situatën.

6 nëntor 2009: Ministri i Mbrojtjes, zu Guttenberg e vlerëson sulmin ushtarak si "ushtarakisht të përshtatshëm", por pranon se ka patur gabime në proces për shkak të mungesës së specializimit dhe rregullave konfuze të misionit.

26 nëntor 2009: Gazeta "Bild" raporton se ministria e Mbrojtjes nuk u ka dhënë prokurorëve hetues një raport për qarkullim të brendshëm të Bundeswehr-it mbi sulmin ajror. Kështu në mbrëmjen e 4 shtatorit ka patur informacione për fëmijë të plagosur. Përveç kësaj ka patur dështime në sqarimin e ngjarjes. Ministri i Mbrojtjes, zu Guttenberg, i cili sipas të dhënave të veta nuk ka qenë i informuar për raportin, shkarkon inspektorin e përgjithshëm të Bundeswehr-it. Opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Autor: Bernd Gräßler/ Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 27.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KhhV
  • Data 27.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KhhV