1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Midis sharrave dhe mikroskopëve

Kohë e lirë? Pushime? Këto dy fjalë nuk ekzistojnë në Baden Vyrtemberg (Baden-Württemberg). Ky land në jugperëndim të Gjermanisë është gjithnjë në zhvillim ekonomik, falë punës së zellshme të banorëve të tij.

Edhe të Gerhard Degelman-it. Zdrukthtari është i kënaqur kur ndodhet në punishte, mat derrasat, i pret, rrotullon vidat, ngjit pjesët. Ai i ka duart gjithnjë të zëna me punë.

Gerhard Deggelman

Gerhard Deggelman

Në pamje të parë ai duket pak i mefshtë. Sytë kafë pas syzeve me skelet metalik i shohin vizitorët me pak mosbesim, por pastaj menjëherë sytë e tij shkëlqejnë. Dhe po të fillohet të flitet për madhësinë e kornizave, për mekanizmat e kthimit ose për dyert, atëherë ai flet me dëshirë.

Gerhard Deggelman është brezi i katërt që drejton punishten e stërgjyshit. Atëherë punishtja ishte vetëm e një mjeshtri, sot atje punojnë 35 punonjës.

Mjeshtër që merret edhe me kërkime

Përkrah zdrukthtarisë, Degelman është i specializuar edhe për prodhimin e dritareve. Çelësi i suksesit të biznesit të tij është fuqia inovative: "Ne kemi gjetur gjithnjë procese të reja, të cilat i përdorim për disa vite ekskluzivisht, përpara se t`ja kalojmë një firme tjetër", thotë ai krenar.

Malet rreth Liqeni Bodenze

Malet rreth Liqeni Bodenze

Ai që do arrin gjithshka

A janë zelli në punë tipike për banorët e Landit të Baden Vyrtembergut? Degelmann tund kokën me energji: "Kushdo që do mund ta bëjë këtë."

Pajisja e tij më e dashur kushton një milionë euro

Edhe për Ulrih Rydiger, profesioni është shumë më tepër se vetëm për të fituar bukën e gojës. Instrumenti më i dashur i Profesorit të Fizikës është një makinë High Tech çeliku, e cila ka disa aparate matëse. Krenaria e tij është një mikroskop që përdoret në teknlologjinë nanoskopike.

Mikroskopi i prodhuar nga Universiteti i Konstancës, kushton një milionë euro. Ky mikroskop special është një instrument i rëndësishëm për kërkimet e 42 vjeçarit në fushën e teknologjisë nano.

Ulrich Rüdiger

Ulrich Rüdiger

Futje në botën e dimensioneve të vogla

Një nanometër është një e milionta e milimetrit. Një molekulë e kësaj madhësie është në krahasim me madhësinë e një portokalli, siç është raporti i madhësisë së një portokalli me tokën. Mikroskopi nanoskopik mund të dallojë dhe të rijapë pjesëzat më të vogla të materies në sipërfaqen e një prove. Në këtë mënyrë mund të studiohen karakteristikat fizikale të materialeve të ndryshme. Teknologjia nano është një fushë e re kërkimore dhe ajo josh gjithnjë e më shumë shkencëtarë të vijnë në Universitetin pranë Bodenzesë (Bodensee). Edhe ky universitet është vlerësuar si Universitet i Shkëlqyeshëm (Ekselent), njësoj si edhe tre universitete të tjera nga Landi i Baden Vyrtembergut.

Deutschland-Portal Baden-Würtemberg Ulrich Rüdiger Labor

Porträt Ulrich Rüdiger Online-Porträt Baden-Württemberg Fotograf:Anke Hagedorn 14. 3. 2008

Hyrje vetëm me kokore dhe përparëse

Ai që do të hyjë këtu duhet të veshë njëherë një përparëse të bardhë, të verë një kokore në kokë dhe të mbulojë këpucët me një lloj thesi ngjyrë blu. Kjo bëhet në mënyrë që në laborator të futet sa më pak papastërtira. Kondicionerë të mëdhenj kujdesen për ajër të pastër, pa míkrobe. Këtu studiuesit punojë me subtanca pjesërisht të rrezikshme, për të ndarë nga njëra tjetra sipërfaqet e materialeve.

Bashkëpunimi midis sektorëve të ndryshëm shkurton rrugën

Ulrih Rydiger (Ulrich Rüdiger) e vlerëson shumë punën me kolegët që punojnë në sektorë të ndryshëm. Normalisht, çdo studiues ndihet përgjegjës vetëm për sektorin që ka para hundës. "Kurse këtu në Universitetin e Kostancës nuk ndodh kështu," thotë Rydiger. "Me rreth 10 mijë studentë ky Universitet është shumë i vogël. Rrugët nga njëri sektor në tjetrin janë të shkurtra. Nëse është e nevojshme për të bërë një bisedë, atëherë këtë mund ta bësh në mencë, ku shpesh gjendet edhe rektori."

Universiteti i Kostancës

Universiteti i Kostancës

Më mirë Kostanca se Nju Jorku

Studiuesi Rydiger është marrë me studime në Nju Jork, mergjithatë qyteti i vogël i Kostancës është për të vendi ideal për të punuar : "Kur jeton këtu në Bodenze, mund të punosh dhe të shkosh menjëherë në alpe, kjo nuk është pak.!" Ai është mësuar edhe me dialektin gjyhësor të këtushëm. Megjithatë ai flet gjermanishten letrare, kurse në Universitet gjuha e punës është anglishtja.

  • Data 03.07.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMB5
  • Data 03.07.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMB5