1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Midis papunësisë dhe nxitjes ekonomike

Bashkimi Evropian kërkon të reformojë politikat në fushën e zhvillimit. Gjermania luan këtu një rol të rëndësishëm. Kritikët mendojnë se kursi i ri mund të sjellë më shumë dëme.

Takim jozyrzar i Këshillit për zhvillimin të BE-së

Takim jozyrzar i Këshillit për zhvillimin të BE-së

Evropa orientohet gjithnjë e më shumë drejt Gjermanisë. Kjo vlen si në luftën kundër borxheve shtetërore, ashtu edhe në politikën e zhvillimit. Në vjeshtë të vitit 2011, kancelarja Angela Merkel prezantoi "Axhendën për ndryshime" ("Agenda for Change") e cila ka shumë karakteristika gjermane, sidomos në temën e zhvillimit ekonomik. Për këtë do të flasin ditën e hënë (14 maj 2012) ministrat evropianë të zhvillimit në një takim që do të mbahet në Bruksel. Thelbi i takimit ka të bëjë me luftimin e papunësisë, i cili mund të arrihet nëpërmjet shpërndarjes më të mirë të punës brenda Bashkimit Evropian. Komisari i BE-së për zhvillimin Andris Piebalgs, mendon se ky është çelësi për suksese të dukshme dhe të matshme.

27 vendet anëtare të BE-së dhe BE-ja si e tërë, janë donatorët më të mëdhenj në botë, me rreth 54 miliardë euro financime shtetërore për zhvillimin (shifra 2010). Megjithatë, paratë mund të përdoren në mënyrë më eficiente, mendojnë gjermanët, nëse vendet evropiane bëjnë koordinim më të mirë dhe shmangin strukturat e dyfishta. Për këtë ishin dakord edhe folësit në debatin parlamentar të mbajtur të enjten 10 maj në Berlin. Annette Hübinger nga kristiandemokratët në pushtet (CDU) i referohet vetëkritikave të bëra nga Komisioni Evropian. Sipas tyre në politikën tregtare  ka deficite të mëdha në koordinimin midis vendeve dhe ministrive.

Komisari i BE-së për zhvillimin, Andris Piebalgs

Komisari i BE-së për zhvillimin, Andris Piebalgs

Ekonomia private duhet të luajë rol të madh

Një pikë tjetër e rëndësishme e "Agenda for Change" është forcimi i strukturave të ekonomisë private, nga të cilat përfitojnë vendet dhuruese dhe marrëse. Që prej marrjes së detyrës, ministri liberal i zhvillimit Dirk Niebel (FDP), mbështetet tek bashkëpunimi bilateral. Në praktikë duhet të nxitet krijimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendet në zhvillim dhe duhet të lehtësohet aksesi tek "shërbimet ekonomike dhe financiare", thotë liberali tjetër Harald Leibrecht. "Vetëm në këtë mënyrë krijohen vende pune dhe njerëzit luftojnë vetë varfërinë,"mendon ai.

Kritika të ashpra ndaj kursit gjerman, dhe ndaj linjës evropianë të përcaktuar prej saj, bën ekspertja e politikave të zhvillimit e Të majtëve, Heike Hänsel. Për të ky drejtim është "neoliberal". Për të ilustruar tezën e saj ajo citon pjesë nga teksti i dokumentit të BE-së: "Zhvillim, klimë e mirë ekonomike, liberalizim i tregtisë, forcim i sektorit privat, integrimi i vendeve të varfëra në tregtinë botërore, zgjerimin e projekteve privato- publike." Hänsel thotë si përfundim se në këtë numërim kemi të bëjmë me "Program për të shtuar varfërinë", jo program kundër varfërisë.

Deputetë gjermanë kërkojnë të reformojnë politikat në fushën e zhvillimit

Deputetë gjermanë kërkojnë të reformojnë politikat në fushën e zhvillimit

Të gjithë preferojnë ndihma buxhetore për vendet në zhvillim

Megjithë akcentet e ndryshme, shumica e politikanëve gjerman të zhvillimit, janë të një mendimi se ndihmat byxhetore janë një instrument kuptimplotë. Me të kemi të bëjmë me para, që shkojnë direkt në buxhetin e vendeve marrëse. Dhënia e parave është e lidhur me kushte, ku më kryesorja është qeverisja e mirë ("good governance").

Me këtë nënkuptohen ndër të tjera respektimi i të drejtave të njeriut, liria e shtypit dhe luftimi i korrupsionit. Heike Hänsel nga partia E majta akuzon BE-në, se kërkon t' i detyrojë vendet partnere të marrin modelin e tij ekonomik. Por duke patur parasysh krizën e borxheve, Evropa nuk mund të tregohet si shembull, thotë Hänsel.   

Heike Hänsel, deputete E majta

Heike Hänsel, deputete E majta