1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Midis enigmës dhe gatishmërisë për dialog - Para takimit NATO- Rusi

Në Soçi zhvillohet sot (4.7.) takimi i këshillit NATO-Rusi. Ideja është ngritja e një sistemi të përbashkët për mbrojtjen prej raketave. Në bisedimet e deritanishme palët nuk kanë arritur të bien dakord.

Takim i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s në Berlin

Takim i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s në Berlin

Ndoshta klima e butë e Soçit që gjendet në brigjet e Detit të Zi mund t'i zbusë pak shpirtërat, sepse sikurse theksoi para takimit ambasadori rus pranë NATO-s Dmitri Rogosin bisedimet për ngritjen e një sistemi të përbashkët evropian për mbrojtjen prej raketave do të jenë të stuhishme: „Kolegët dhe miqtë tanë amerikanë e dinë tamam qëndrimin rus. Ne presim prej tyre garanci konkrete dhe jemi të gatshëm të bisedojmë deri sa të arrijmë një përfundim pozitiv. Evropianët nuk duhet të bëjnë sikur janë spektatorë në ndonjë lojë tenisi. Sepse në fund të fundit këto armë do të stacionohen në territorin e tyre. Pra mjaft me heshtje dhe me fshehje pas kurrizit të gjigandit të madh.“

Takim i ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Berlin

Takim i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s në Berlin

Pala ruse pret që shtetet e NATO-s të bëjnë të qartë në Soçi se si do të vazhdojnë puna në lidhje me sistemn evropian për mbrojtjen prej raketave. Të dyja palët duan të bashkëpunojnë për këtë projekt, por se si për këtë po diskutohet me zjarr prej muajsh.

NATO vazhdon të mbrojë idene e ngritjes së një sistemi evropian për mbrojtjen prej raketave dhe propozon që Rusia të ngrejë një të tillë në territorin e saj dhe të dyja palët të këmbejnë informacione.

Kremlini e pranon një gjë të tillë vetëm në rast se NATO ofron garanci ligjore që ky sistem nuk do të drejtohet kundër Rusisë. Rusia kërkon që sistemi për mbrojtjen prej raketave të mos e pengojë mundësinë për një kundërgoditje me armë bërthamore nga ana e Rusisë.

Ministri i Jashtëm rus, Lawrow dhe ai gjerman, Westerwelle takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s, Rassmussen

Ministri i Jashtëm rus, Lawrow dhe ai gjerman, Westerwelle takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s, Rassmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmussen i hedh poshtë këto kërkesa për garanci duke thënë në mënyrë lapidare se fantazmat e së kaluarës nuk ekzistojnë më. Pas lajmeve se SHBA do të ngrenë në Rumani një sistem për mbrojtjen prej raketave, Rusia propozoi ngritjen e një sistemi të përbashkët me ndarje sektorale. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmussen e hodhi poshtë në fillim të qershorit një ide të tillë.

Ekspertët tërheqin vëmendjen që dështimi i bisedimeve mund të çojë në një garë të re armatimi. Por megjithë tonet e ashpra askush nuk thotë jo për projektin. Pra ka shpresa që pas takimit disa prej rezervave të eleminohen.

Autor: Christina Nagel/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM