1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mianmari, një prej vendeve më të varfëra të botës

Gehrke, Mirjam (DW Deutsch)7 Maj 2008

Mianmari është një prej vendeve më të varfëra në botë edhe pse njihet për pasuritë e shumta nëntokësore si plumbi, nafta dhe metalet e çmuara. Mbi dy të tretat e të punësuarëve punojnë në sektorin e bujqësisë

https://p.dw.com/p/Dw3C
Flamuri i Birmanisë (Mianmarit)
Flamuri i Birmanisë (Mianmarit)

Para diktaturës e cila qe 35 vite është në pushtet, vendi konsiderohej si hambar drithi i Azisë Jugore. Për dekada, Mianamari i cili morri këtë emër zyrtarisht në vitin 1989, ishte i mbyllur për botën e huaj, tek viteve të fundit ka filluar një hapje e vështirë. Përmes turizmit provohet të dërgohen devizat në vend. Kritikët tërheqin vërejtjen se në këtë mënyrë forcohet regjimi ushtarak.


Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1948 shteti katërkombësh Mianmar ndodhet në gjendje të luftës qytetare. Ushtria ka shtypur që në fillim me dhunë përpjekjet për autonomi të shtatë pakicave etnike në vend. Në vitin 1962 përfundimisht ushtria morri pushtetin.


Në vitin 1990 për herë të parë mbahen zgjedhjet të cilat duhet të legjitmoheshin nga ushtria. Edhe pse opozita shënoi fitore bindëse, rezultati i zgjedhjeve nuk u pranua dhe protestat e studentëve u shtypën me gjakderdhje. Një vit më parë lideres së Ligës opozitare nacionale për demokraci, Aun San Suu Kyi, i ishte shpallur arresti shtëpiak. Kështu që ajo nuk mund të merrte pjesë as në ndarjen e ceremonisë për çmimin Nobel për paqe në Oslo i cili iu nda asaj për angazhimin e saj në demokratizimin e Mianmarit.


Në shenjë reagimi për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut disa vende perëndimore kanë ngrirë marrëdhëniet ekonomike me Mianmarin. Kina, India dhe Tajlanda kanë anashkaluar këtë politikë sanksionuese: Mianmari i pasur me lëndë të parë, derivate të naftës dhe metale të çmuara është një partner i rëndësishëm ekonomik për këto vende.


Ushtria e cila në dekadat e fundit tërë ekonominë e ka futur nën kontrollin e shtetit është aktualisht organizata e vetme funksionale në Mianmar. Opozita është rritur, shoqëria në pjesën më të madhe shtresë e varfër është e ndarë - me shumë pakica etnike regjimi ushtarak ka arritur marrëveshje të veçanta armëpushimi të cilat kontribuojnë në thellimin e ndasive në mesin e popullsisë.


Në protestat masive të shtatorit vitin e kaluar qeveria u përgjegj me një strategji të dyfishtë: përfaqësues të Kombeve të Bashkuara guxonin të shkojnë në Mianmar, kishte bisedime mes qeverisë dhe lideres së opozoitës Aung San Suu Kyi ndërkohë që ushtria kishte filluara një valë të re arrestimi për të dobësuar edhe më tej opozitën.


Përkundër pasojave të rënda të stuhisë 'Nargis', junta ushtarake nuk heq dorë nga mbajtja e referendumit për ndryshime kushtetuese i cli është planifikuar të mbahet me 10 maj. Opozita konsideron se qeveria dëshiron të manipuloj kështu me rezultatin e referendumit.