1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mesiqi flet për Kosovën - serbët largohen nga salla në Starsburg

Pjesëmarrësit serbë të shkollës për demokraci në Strasburg u larguan të mërkurën nga salla kur presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq foli për gjendjen në Kosovë, realitetin e ri dhe shkaqet e luftës.

Në foto presidenti kroat, Stjepan Mesiq

Në foto presidenti kroat, Stjepan Mesiq

Në takimin e organizuar nga Këshilli i Evropës presidenti kroat tha se në Kosovë kemi një realitet të ri të cilin e ka njohur vendi i tij dhe të cilin do tw duhej ta njohin edhe serbët. Sipas tij, Serbia edhe në qoftë se nuk do ta njoh Kosovën si shtet, nuk duhet ta pengojë por duhet ta ndihmojë zhvillimin e saj dhe bashkëpunimin me vendet tjera të rajonit. Pjesëmarrësit serbë në këtë shkollë nga Serbia, Republika Serpska e Bosnje - Hercegovinës, Mali i Zi dhe nga Kosova, ndër të cilët kishte gazetarë, përfaqësues të partive politike dhe ekonomistë, u larguan në mënyrë demonstrative nga salla. Mesiq ka shprehur keqardhje për largimin e tyre duke shpjeguar se:


"Demokracia nënkupton debate të argumentuara dhe jo mos dëgjimin e atij që ka mendim tjetër. Unë do të dëshiroja t'i dëgjojë kolegët tanë dhe argumentet e tyre", theksoi Mesiq, i cili foli edhe për shkaqet e fillimit të luftës dhe qëllimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.


"Duhet thënë se Kosova ka përjetuar një gjenocid. Millosheviqi ka planifikuar t'i largojë shqiptarët nga Kosova. Një milion ka dashur t'i dërgojë në Shqipëri dhe ta destabilizojë Shqipërinë. Ndërsa një milion tjetër në Maqedoni dhe ta destabilizojë Maqedoninë. Millosheviqi ka menduar se më pas Evropa do ta ftojë për të ndihmuar në stabilizimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë."


Mirëpo strategjia e Millosheviqit sipas presidentit kroat u tregua e gabuar sepse bashkësia ndërkombëtare kësaj radhe ishte e vendosur që të mos lejojë realizimin e këtyre qëllimeve të Serbisë.


"Natyrisht që reagoi aleanca e NATO-s dhe e ndali këtë gjenocid. Shqiptarët e kthyen në Kosovë ndërsa serbët të cilët Millosheviqi donte t'i dërgonte atje nuk pranuan të shkojnë në Kosovë. Tani ka ardhur koha që të vendoset bashkëpunimi mes Serbisë dhe Kosovës."


Presidenti kroat rikujtoi se në Vjenë dhe shumë vende të tjera janë zhvilluar negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit por nuk kanë dhënë rezultatet e duhura. Serbia nuk kishte kapacitete për rikthimin e pushtetit në Kosovë por as për vazhdimin e negociatave të mirëfillta. Kjo shkaktoi shpalljen e pavarësisë.


"Tani çështja ka kaluar në nivelin juridik, por ne duhet të bashkëpunojmë mes vete. Askush nuk duhet të zemrohet sepse nuk e kam bindur unë Millosheviqit që të fillojë luftën dhe t'i humbë të gjitha luftërat e filluara. "




  • Data 11.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IlVy
  • Data 11.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IlVy