1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mesiq: Millosheviqi ka bërë gjenocid në Kosovë & KEK-u ngrinë por nuk falë borxhet e serbëve & "Buka e gurit" në Klinë

10 Korrik 2009
https://p.dw.com/p/Il54

Pjesëmarrësit serbë të shkollës për demokraci në Strasburg u larguan të mërkurën nga salla kur presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq foli për gjendjen në Kosovë, realitetin e ri dhe shkaqet e luftës. Në takimin e organizuar nga Këshilli i Evropës presidenti kroat tha se në Kosovë kemi një realitet të ri të cilin e ka njohur vendi i tij dhe të cilin duhet ta njohin edhe serbët. Sipas tij, Millosheviqi ka bërë gjenocid në Kosovë.

Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK), u ka ofruar konsumatorëve serbë të enklavave një marrëveshje për fillimin e pagesës së energjisë elektrike, duke ua ngrirë borxhet e mëhershme. Zyrtarë të KEK- thonë se ngrirja e borxheve nuk nënkupton edhe shlyrjen e tyre. Mosmarrëveshje të shumta mes qeverisë në Beograd dhe asaj në Prishtinë.

Nga sipërfaqja e përgjithshme në Klinë, rreth 5 % është tokë gurore. Por këta gurë gelqeror dhe artizanal, për shumë familje janë burimi i vetëm i jetës.

Autorë: Bahri Cani/Ajete Beqiraj/Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani