1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mesazhi i mbrëmjes zgjedhore në SHBA: Obama mbetet favoriti kryesor

Obama dhe rivalja e tij Klinton zhvilluan një garë kokë më kokë në Indianopolis, derisa u publikua se Klintoni ka fituar me një diferencë të vogël. Në North Carolina dihet se ka fituar qartë kandidati Obama.

Barak Obama pas zgjedhjeve në Karolinën e Veriut

Barak Obama pas zgjedhjeve në Karolinën e Veriut

Sa më shumë kalonin orët e mesnatës aq më e tensionuar bëhej gara mes dy kandidatëve Barak Obama dhe Hillary Klinton. Obama fitoi në Karolinën e Veriut dukshëm me një diferencë prej 14 pikësh, por në Indiana nuk ishte e qartë për orë të tëra nëse Klintoni do ta ruante avantazhin e saj të vogël kundrejt Obamës. Megjthatë mesazhi i mbrëmjes zgjedhore në Shtetet e Bashkuara ishte: Obama ishte dhe mbetet favorit kryesor për kandidaturën e presidentit. Ai doli edhe më i fuqishëm nga këto zgjedhje. Që ai ndodhet në shinën e fitores këtë nuk e mohon as vetë senatori afroamerikane: "Këtë natë ne jemi më pak se 200 vota larg përcaktimit përfundimtar të kandidaturës" tha Obama.

Hillari Klinton pas zgjedhjeve në Indianopolis

Hillari Klinton pas zgjedhjeve në Indianopolis


Në javët e shkuara, dyshimet kundër Barak Obamës janë rritur. Shtete të rëndësishme si Ohaio dhe Pensilvania, kryesisht me popullatë të bardhë nuk ia dhanë votën Obamës, por Klintonit. Edhe deklaratat antiamerikane të priftit të mëparshëm, mikut të Obamës, Jeremi Rait nuk ju pëlqyen tepër zgjedhësve, ashtu si batutat e tij për provincialët e zhgënjyer që në kohëra të vështira ekonomike kapen pas fesë dhe armëve. Me vështrim nga gabimet e tij në të shkuarën, kandidati 48 vjeçar tha se ai nuk është një lajmëtar tërësisht perfekt. Obama u prononcua edhe për duelin e ashpër mes tij dhe Klintonit: "Po janë lënduar ndjenjat nga të dyja palët. Po, secila palë dëshiron të fitojë kanditaturën, por në këtë garë nuk bëhet fjalë për Barak Obamën, për Hillary Klintonin apo Xhon Mekkeinin. Në këto zgejdhje bëhet fjalë për ju, per popullin amerikan."

Hillary Klinton nuk doli menjëherë para përkrahësve të saj. Së bashku me bashkëshortin Bill, dhe vajzën Çelsi ajo u ngjit në skenë me vonesë, por nën duartrokitje frenetike të përkrahësve në Indianapolis. 60 vjeçarja rrezatonte: "Ne ja kemi dalë të përparojmë të ndryshojmë tendencën dhe tanimë me tempo mund të marrim rrugën për në Shtëpinë e Bardhë."

Si edhe në Pensilvani, Klinton u drejtoi lutje përkrahësve të saj për më shumë sponsorizime me qëllim të vazhdimit të fushatës zgjedhore. Ajo premtoi disa herë se do të luftojë, sidomos për shtresën e ulët në Shtetet e Bashkuara. Por ajo vetë është e vetëdijshme që nuk mund t'ja kalojë konkurentit Obama me ato zgjedhje që kanë mbetur në pak vende. Për këtë arsye Klinton kërkoi që të llogariten edhe votat e delegatëve të parazgjedhjeve në Florida dhe Miçigan: "Do të ishte disi e çuditshme, po qe se kandidati do të zgjidhej vetëm nga 48 shtete."

Rezultatet e votimit në Florida dhe Miçigan, udhëheqja demokrate nuk do t'i marrë në konsideratë, sepse të dy këto shtete në përcaktimin e afateve parazgjedhore kishin shkelur dispozitat e brendshme të partisë.

Si do të vazhdohet më tej? Deri në 3 qershor do të zhvillohen zgjedhje në 6 shtete, por udhëheqja demokrate do që të gjejë një zgjidhje për dilemën e kanditaturave që në 31 maj.

  • Data 07.05.2008
  • Autor Anna Engelke/ Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dv9B
  • Data 07.05.2008
  • Autor Anna Engelke/ Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dv9B