1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mesazhe paqeje në ditët e Pashkëve

Papa Benedikti i XVI-të në predikimin me rastin e Pashkëve bëri thirrje për paqe në Tibet dhe në rajone të tjera me trazira në botë.

default

Mesha në sheshin e Shën Pjetrit, pavarësisht nga moti me shi, ndiqet nga dhjetra mijë pelegrinë. 23 mars 2008 Romë/Vatikan

Krahas Tibetit kreu i kishës katolike tërhoqi vëmendjen edhe për Lindjen e Mesme si dhe për zonat e luftrave civile në Afrikë si Darfuri dhe Somalia. Për këto rajone mbështes përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes, që synon mirëqenien dhe paqen, tha Benedikti i XVI-të duke predikuar përpara dhjetra mijë besimtarëve të mbledhur në sheshin e Vatikanit para katedrales së Shën Pjetrit në Romë. Papa Benedikti i XVI-të celebroi meshën tradicionale të Pashkëve dhe më pas dha bekimet Urbi et Orbi në 63 gjuhë të botës.


Ndërsa në Gjermani përmes procesioneve tradicionale të së djelës së Pashkëve të shtunën dhe të djelën lëvizja për paqe, që i organizon ato, demonstroi kundër misioneve të ushtrisë gjermane jashtë vendit. Sipas të dhënave të zyrës së procesionit të Pashkëve në Shtutgart dhe në Dyseldorf morrën pjesë në manifestim përkatësisht rreth 1.000 vetë.

Ostermarsch Stuttgart

Nga manifestimi për paqe në Shtutgart, 22 mars 2008

Edhe në qytete të tjera si në Bremen, Visbaden, Braunshvajg dhe Manhajm mbi 1000 manifestues këkruan tërheqjen e trupave nga Afganistani. Të shtunën u organizuan 32 manifestime, gjatë të cilave u shpreh edhe solidariteti me Tibetin. Sidoqoftë procesionet e sivjetme për paqen në ditët e Pashkëve sa i përket pjesëmarrjes as që mund të krahasohen me ato të njëzet viteve më parë. Paul Kleiser është një ndër organizatorët e manifestimeve të paqes në Mynih: "Eshtë e qartë që një kthesë e madhe ndodhi me lëvizjen e vitit 1968. Kjo lëvizje shënoi një shtysë të fortë që çoi në politizimin e shoqërisë së viteve 70-të. Pa këtë shtysë politizimi është e qartë që shumica e një brezi të tërë mbetet relativisht apolitike."


Manifestimet e pacifistëve vazhdojnë edhe të djelën e Pashkëve. Gjatë ditëve të Pashkëve në mbarë Gjermaninë janë planifikuar rreth 90 manifestime.

  • Data 23.03.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTAK
  • Data 23.03.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTAK