1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Mesazh paqeje i Papës me rastin e Krishtlindjeve

Papa Benedikti i XVI në mesazhin e Krishtlindjeve bën thirrje për zgjidhjen e konflikteve në botë.

default

Papa Benedikti i XVI-të merr dhuratat nga fëmijët gjatë celebrimit të meshës së mesnatës në katedralen e Shën Pjetrit.

Papa Benedikti i XVI në mesazhin e tij për Krishtlindjet bëri thirrje për zgjidhjen e konflikteve në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Këto konflikte u shkaktojnë "popujve vuajtje të paimagjinueshme", tha Papa Benedikti duke predikuar në shenin e Shën Pjetrit në Romë përpara dhjetra mijëra pelegirnëve. Kreu i kishës katolike i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare dhe qeverive në rajonet e prekura, që "të kërkojnë dhe të gjejnë zgjidhje njerëzore dhe të drejta për një paqe të qëndrueshme."

Papa: ata që vuajnë më shumë prej konflikteve janë fëmijët, gratë dhe të moshuarit

Weltflüchtlingstag Darfur

Nga dita e refugjatëve në Darfur, 19 tetor 2007

Benedikti tërhoqi vëmendjen veçanërisht për gjendjen kritike në rajonin e krizës Darfur në Veri të Kongos, ku pas zgjedhjeve të para demokratike qysh prej dyzet vjetësh sërish ka shpërthyer dhuna. Benedikti i XVI-të shprehu shqetësim edhe për konfliktet në kufirin mes Etiopisë dhe Eritresë si dhe për gjendjen në Irak, në Liban dhe në Izrael. Sipas tij "në botë rritet dita ditës numri i migrantëve, refugjatëve, të dëbuarve dhe atyre që largohen nga vendet e tyre edhe për shkak të katastrofave natyrore, të cilat shpesh janë pasojë e dëmitmit të mjedisit."

Papa kritikon shfrytëzimin e shfrenuar të planetit tonë

Umweltverschmutzung in China

Ndotja e mjedisit në Kinë

Benedikti i XVI-të duke u ndaluar tek problemi shqetësues i mjedisit kritikoi "keqpërdorimin e energjisë dhe shfrytëzimin pa kriter të saj." Papa Benedikti në këtë kontekst citoi filozofin e Mesjetës Anselm von Canterbury, i cili në mënyrë profetike përshkruante "atë që ne po përjetojmë sot në një Tokë, e ardhmja e së cilës po kërcënohet."


Pas mesazhit të tij për paqe, Papa shprehu bekimin tradicional urbi et orbi si dhe u uroi Krishtlindjet njerëzve në mbarë botën në 63 gjuhë.



  • Data 25.12.2007
  • Autor Filaj-Ballvora, Vilma
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cg6q
  • Data 25.12.2007
  • Autor Filaj-Ballvora, Vilma
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cg6q