1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mesazh përshëndetës i presidentit gjerman Horst Këhler

Në përshëndetjen e tij tradicionale me rastin e Krishtlindjeve Këhler kërkon "një politikë, që mendon dhe vepron përtej një kohe të shkurtër" dhe shpreh besimin se "secili prej nesh mund të kontribuojë."

Presidenti gjerman Horst Këhler

Presidenti gjerman Horst Këhler

Në përshëndetjen e tij tradicionale me rastin e Krishtlindjeve, e cila pritet të publikohet nesër (25.12), presidenti gjerman Horst Këhler duke hedhur një vështrim në vitin që po lëmë pas kujton fillimisht festimet për përkujtimin e 20-vjetorit të rënies së murit të Berlinit.

"Ne jemi populli! - Thirrja e atëhershme është deri më sot porosi për secilin prej nesh, pasi demokracia jemi ne të gjithë. Dhe ne të gjithë mund të bëjmë diçka për vendin tonë. Miliona qytetarë dhe qytetare jetojnë sipas kësaj motoje. Ky angazhim na mban të bashkuar dhe e bën vendin tonë më të pasur. Kjo më gëzon." - thekson Këhler.

Këhler u drejtohet dhe u dërgon urime të përzemërta për Krishtlindjet edhe ushtarëve gjermanë në Afganistan si dhe gjermanëve, të cilët angazhohen larg vendit në shërbim të organizatave humanitare.

Presidenti gjerman bën thirrje "që të angazhohemi për një rend më të drejtë, tek ne dhe në botë", duke theksuar "se ekseset e aktorëve financiarë dhe mangësitë e mbikqyrjes shtetërore e zhytën botën në një krizë të thellë." Ai kërkon një rregulla më të mira në botën financiare dhe respektimin e tyre.

Nisur nga zhvillimet globale dhe ndryshimet klimatike presidenti Këhler bën thirrje edhe që "të jetojmë në mënyrë më të ndërgjegjshme. Për një cilësi më të mirë jetese në harmoni më të mirë me botën." Ai kërkon "një politikë, që mendon dhe vepron përtej një kohe të shkurtër" dhe shpreh besimin se "secili prej nesh mund të kontribuojë."

  • Data 25.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LD6h
  • Data 25.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LD6h