1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mesazh optimist i kancelares, pesimizëm i gjermanëve

Angela Merkel bëri një bilanc pozitiv të punës së qeverisë së koalicionit të madh, sondazhet i nxjerrin megjithatë gjermanët pesimistë.

default

Angela Merkel

Në mesazhin e saj përmes Video-podcast para krishtlindjeve, kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri një bilanc pozitiv të punës së qeverisë së koalicionit të madh.

Sukseset e koalicionit të madh

"Prapa nesh po lëmë një vit të realizuar. politikisht kemi arritur të fusim në shinat e duhura disa çështje". Kështu u shpreh Merkel në fundjavë duke i dhënë nota të mira punës së koalicionit që ajo drejton për vitin 2007.

Shumë më tepër njerëz kanë arritur të gjejnë një vend pune e mjaft të rinj një vend kualifikimi. "Për shumë të tjerë shqetësimi për humbjen e vendit të punës është ulur", tha Merkel.

Si bazë të rëndësishme që zhvillimet pozitive të vazhdojnë janë reformat tepër të rënësishme të tatimeve në biznes si edhe reforma e taksimit të trashëgimisë, këshillimet e të cilave do të vazhdojnë vitin e ardhshëm.

Suksese të tjera për shefen e kristiandemokratëve ishin edhe hapat për përmirësimin e integrimit të të huajve në Gjermani dhe politika ndaj familjes: "Ne kemi bërë hapa në drejtim të integrimit në vendin tonë, pra së bashku me komunat dhe landet kemi miratuar një plan për integrim më të mirë të huajve. Kemi hapur rrugën për përmirësimin e sistemit të çerdheve për fëmijët. Mjaft familje kanë përfituar nga fondi për prindërit që marrin lejen e lindjes.

Gjermanët pesimistë për 2008

Megjithë ndryshimet pozitive të përmenduara nga kancelarja Merkel, gjermanët janë pesimistë për vitin e ardhshëm. Sipas një sondazhi të organizuar nga Emnid për gazetën gjermane të së dielës "Bild am Sonntag", çdo i treti gjerman mendon se punët do ti shkojnë më keq se në vitin 2007. vetëm 28% e gjermanëve janë optimistë dhe presin nddryshime pozitive në vitin 2008. Ndërsa 38% nuk shohin asnjë lloj ndryshimi. Megjithatë pesimizmi i gjermanëve ka ndryshuar disi. Në vitin 2001 sondazhet kanë qenë shumë më dëshpëruese.
Shefi i zyrës së anketimeve Emnid, Klaus-Peter Schoeppner shprehet për gazetën "Bild" se gjermanët janë shumë të pasigurtë sidomos ne atë se çfarë drejtimi do të marrë zhvillimi ekonomik vitin e ardhshëm. Edhe shpërndarja e mirëqenies mes shtresës së lartë, asaj
të mesme dhe të ulët do të jetë më e ashpër se kurrë.

  • Data 23.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfZu
  • Data 23.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfZu