1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mes zhgënjimit dhe shpresës - Ekonomia serbe dhe Bashkimi Evropian

Shumica e vendeve të BE-së po njeh pavarësinë e Kosovës, Beogradi reagon duke ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me këto vende. Por BE-ja është partneri më i rëndësishëm i Serbisë krahas Rusisë.

default

Protetstë në Beograd 11 shkurt 2008. Mijra studentë kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me BE-në

Sipas rezultateve të sondazheve serbët janë 70% pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por në kutitë e votimit gjysma zgjodhi partitë nacionaliste, skeptike ndaj Evropës. Një arsye për këtë është mbështetja e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës, tjetra populizmi i nacionalistëve.

Këta duan të kthejnë mbrapa transformirmin demokratik të vitti 2000. Përkrahjen nacionalistët e gjejnë tek ajo shtresë, e cila nuk ka përfituar nga hovi në ekonomi. Këtë e mbështet edhe ish-ministri i jashtëm serb, Goran Svilanoviq. "Këta njerëz duan një rritje të shpejtë ekonomike. Janë të pakënaqur me korrupsionin dhe privatizimin e ndërrmarrjeve shtetërore, me standartin e tyre jetësor, dhe me rrogat. Por ata janë të pakënaqur edhe pse qeveritë demokratike të shtatë viteve të fundit kanë qenë arrogante kundrejt tyre dhe nuk kanë dashur t'ja dinë për jetën e njerëzve në brendësi të vendit. Politika neoliberale gjithashtu i bën të pakënaqur, por në thelb shumica e këtyre njerëzve nuk janë kundërshtarë të Bashkimit Evropian."

Prodhimi i përgjithshëm bruto i Serbisë për individ është 5.500 dollarë. Në vitin 2007 sasia e të gjitha mallrave të prodhuar dhe shërbimeve u rrit me më shumë se 7% krahasuar me vitin 2006. Krahasuar me dhjetëvjeçarin e shkuar të luftërave dhe embargos ekonomike, gjendja e serbëve është përmirësuar dukshëm.

Megjithatë ata janë tepër larg nivelit evropian të jetesës. Në të vërtetë rrogat u rritën në rreth 580 Euro mesatarisht, inflacioni dyshifror veçse ka bërë që çmimet të jenë kaq të larta saqë shumica e artikujve ushqimorë janë vetëm 25% më lirë se sa në Gjermani.


Ketë vit shkëputja e Kosovës pritet ta paralizon ekonominë serbe. Qeveria e dorëhequr nuk mund të zbatojë paketën miliardëshe të zhvillimit ekonomik për shkak të konfliktit me BE-në.


Pasi shumica e partnerëve tregtarë kanë njohur shtetin e Kosovës, atmosfera antiperëndimore në Serbi frenon ardhjen e investorëve të mundshëm. Ekonomisti beogradas Sasa Djogoviq thotë: "Kjo rrit pa dyshim rreziqet jokomerciale. Në këtë vit Serbia do të përjetojë turbulenca politike.Për këtë arsye nuk priten investime të mëdha e direkte. Por kapitali që ndodhet në vend nuk tërhiqet. Firmat e huaja që kanë ardhur në Serbi kanë arsye do të qëndrojnë në vend dhe madje mund të zgjerojnë bizneset e tyre. Kjo vlen para së gjithash për sektorin financiar. Për të tregu një i tillë në transformim është një biznes mjaft joshës për shkak të kërkesës se larte."


Në Serbi e sundojnë tregun financiar bankat austriake, greke, italiane. Pas më shumë se një dhejtëvjeçari në varfëri, serbëve u del tashmë të blejnë mobilje të reja, por për këtë ata duhet të pafuajnë një çmim të lartë, mendon politologu Dushan Jannjiç. "Toleranca e Brukselit kundrejt praktikave të biznesit të bankave evropiane në Serbi është e papranueshme. Raiffeisen Bank, Credit Agricole, Societe General etj janë përfaqësuesit e Evropës këtu. Për qytetarët serbë ata janë bastisësit e Serbisë, që kërkojnë përqindjet më të larta në shkallë evropiane, përmes firmave fantomë në Austri dyfishojnë përqindjet dhe fusoin në xhep edhe hipotekat imobiliare."

Bankat japin me zor kreditë për ndërrmarrjet e biznesit. Punëdhënësit me të mëdhenj mbeten ndërrmarrjet shtetërore dhe monopolistët e pakët të tregtisë. Ekonomisti serb Djogoviq paralajmëron: "Nuk mund të pritet që Serbia të eksportojë produkte të gatshme në Bashkimin Evropian. Ne vazhdojmë të jemi si edhe më parë një burim resursesh për vendet e industrializuara, duhet veçse të importojmë nga këto shtete teknologjinë me qëllim që të forcojmë aftësinë tonë konkuruese. Për fat të keq ne marrim vetëm mallra shumice. Për këtë arsye bilanci ynë tregtar edhe në të ardhmen do të jetë negativ. Por Serbia mund të hapë tregje të reja, ose t'u kthehet në tregjeve tradicionale afrikanoveriore, gati të harruara."

  • Data 21.03.2008
  • Autor Filip Sllavkovic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DSIA
  • Data 21.03.2008
  • Autor Filip Sllavkovic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DSIA