1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mes takimeve të krizave dhe bandave muzikore - Presidenti i përhershëm i Këshillit të Evropës Herman van Rompuy

Pas zgjedhjeve të reja në mesin e qershorit në Belgjikë nuk është krijuar akoma qeveria. Në vend të kryeministrit akoma në detyrë Leterme, fatet e BE-së në gjashtëmujorin e ardhshëm do t'i drejtojë belgu van Rompuy.

default

Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy

Atmosferë e tensionuar, të qeshura, duartrokitje - dhe himni i Europës. Herman Van Rompuy në një aktivitet të rëndësishëm në Bruksel. Si kryetar i përhershëm i këshillit të BE ai ka shumë obligime dhe këtu bën pjesë edhe ndjekja e zakoneve dhe traditave me rastin e marrjes nga Belgjika të presidencës së BE.

"Unë kam nderin, që në emër të BE, t'ju dhuroj kostumin e parë evropian për manekenin Pis. Kostumi numër 846." - thotë Herman Van Rompuy dhe prezanton dhuratën e tij për simbolin e Brukselit "Manneken Pis", figurën e djalit të vogël të zhveshur duke urinuar.

Manneken Pis Kostüm

"Manneken Pis", një nga simbolet e Brukselit, i veshur me kostum

Van Rompuy i qetë dhe jo i zhurmshëm

Duket se ish-kryeministri belg ka nevojë për pak relaksim pas takimeve të shumta të gjysmës së parë të këtij viti për krizën financiare dhe shpëtimin e euros. Samiti i BE në qershor i ofroi kristiandemokratit modest shansin të merrte frymë më thellë.

"Do të jetë Këshilli i parë normal Evropian që prej marrjes së detyrës. Nuk ka krizë. Ora është njëmbëdhjetë e gjysmë dhe ne nuk kemi krizë."- u tha Van Rompuy kolegëve të tij në samitin e fundit të BE nën kryesinë e Spanjës në mes të qershorit.

Manneken Pis Kostüm

Van Rompuy në ceremoninë në Bruksel

Që nga e enjtja (1.7) e kanë radhën belgët. Ai vetë është që prej 1 dhjetorit 2009 presidenti i përhershëm i Këshillit të BE, që nga janari drejton takimet e kryetareve të shteteve. Ai ka qenë shpesh i detyruar të thërrasë takime të posaçme, të ideojë dhe të ofrojë paketa miliardëshe shpëtimi dhe në fund të shumë netëve pa gjumë të deklarojë gjëra të tilla. "U manifestua një vullnet i fortë politik. Të gjithë kanë dëshirë të ecin të bashku përpara."

Paraqitja e Van Rompuy është zakonisht e qetë dhe jo e zhurmshme. Me shtat jo fort të lartë, me syze dhe me flokë të thinjura ai nuk është ndonjë figurë impozante në krye të BE. Nga Parlamenti i BE atij i ka ardhur edhe ndonjë ofendim personal, si ky pas samitit të parë ekonomik të thirrur prej tij në shkurt. "Ju keni karizmën e një lecke dhe pamjen e një nëpunësi të ulët banke. Dhe pyetja që unë dua të bëj, që duan të bëjmë të gjithë ne është: Kush jeni ju?" - kështu foli deputeti britanik, skeptik ndaj Evropës Nigel Farage në Rage. Presidenti Këshillit nuk është zgjedhur prej askujt dhe vjen pastaj nga Belgjika, që praktikisht nuk është vend, tha Farage.

Belgien EU Präsident Herman Van Rompuy

Van Rompuy para gazetarëve

Ironiku nuk duhet nënvlerësuar

Van Rompuy nuk bëri zë, vazhdoi të kryente detyrën e tij dhe pak më vonë u pyet biles prej gazetarëve, në se në drejtimin e bisedave të eurogrupeve në samitin e marsit do të zhvaste detyra, të cilat nuk janë të tijat. I qetë dhe ironik Van Rompuy u përgjigj:

"Për një mi të hirtë... të më akuzojnë tani për puçizëm. Sa shpejt evoluojnë gjëratl!"

Rruga e BE nga kriza ekonomike dhe financiare mund të jetë e gjatë dhe Herman von Rompuy modest, por që nuk duhet nënvlerësuar, gjatë presidencës së radhës së vendit të tij do të jetë më shumë në qendër të vemendjes, se sa kryeministri akoma në detyrë Yves Leterne.

Në se deri në fund të presidencës belge të rradhës do të krijohet ndonjë qeveri e re, nuk është e qartë. Mandati i Herman van Rompuy zgjat gjithsej dy vjet e gjysëm. Aktiviteti tek "Manneken Pis" mbetet një ekskursion nga e përditshmja shpesh e thatë e politikës evropiane. "Po ju paraqes me krenari këtë kostum të vogël bardh e zi, me yje të verdhë të qëndisur me dorë, që simbolizojnë Evropëm.."


Autor: Susanne Henn/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi

Audio-Link:

  • Data 01.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O7Ml
  • Data 01.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O7Ml