1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mes provokimit dhe diplomacisë

Vizita në Gjermani e Benjamin Netanjahut zhvillohet nën hijen e tensionimit të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kryeministri i Izraelit madje shkaktoi edhe vet një skandal në prag të kësaj vizite.

Të jesh politikan me sa duket nuk është e lehtë. Nëse do që ta bësh për vete auditorin, nuk mund të tregosh gjithmonë të njëjtën histori e ndonjëherë duhet të jesh edhe krijues. Këtë bëri Benjamin Netanjahu të martën (20.10). Kryeministri izraelit mbajti një fjalim para Kongresit Ndërkombëtar Sionist në Jeruzalem dhe jo vetëm që e shtangu publikun, por edhe shokoi atë. Nuk ishte Adolf Hitleri ai që donte t'i shfaroste hebrejtë, tha Netanjahu, por muftiu palestinez i Jeruzalemit, Amin al-Husseini. Hitleri, sipas tij, vetëm donte t'i dëbonte hebrejtë. Por ishte muftiu ai që në vitin 1941 e cyti atë t'i shfaroste sistematikisht ata, deklaroi kryeministri izraelit.

Israel geplante Mauer in Jerusalem

Muri rrethues i planifikuar të ngrihej në Jeruzalem

Ndonëse Netanjahu nuk njihet si diplomat, me këtë deklaratë ai shkaktoi irritime të mëdha. Politikanët e opozitës të të gjitha partive e akuzuan atë për shtrembërim të historisë dhe për nxitje të urrejtjes ndaj palestinezëve. Ayman Odeh, drejtues i aleancës palestineze "Lista e Bashkuar Palestineze" i tha gazetës izraelite "Haaretz", se për të justifikuar politikën e tij shkatërrimtare, Netanjahu nuk përmbahet deri në atë pikë sa të përdorë si propagandë banale miliona viktimat e krimeve të nazizmit. "Netanjahu po e rishkruan historinë, për t'i nxitur njerëzit kundër palestinezëve."

Aspak interes për bisedime të sinqerta

Netanjahu nuk ka aspak interes, që të negociojë me palestinezët, thotë në bisedë me DW Avi Primor, ish-ambasadori izraelit në Berlin. Bisedimet e drejta dhe të sinqerta janë e vetmja rrugëdalje, por Netanjahu nuk do t'i mundësojë ato, vëren Primor.

Tetë hebrej izraelitë dhe më shumë se 40 palestinezë janë vrarë qysh nga fillimi i tetorit gjatë konfrontimeve të fundit. Në radhë të parë është udhëheqja palestineze, që nuk resht se theksuari, se grindja për kompetencat në Malin e Tempullit është bërë shkak i trazirave. Izraeli do ta dobësojë kontrollin mysliman ndaj xhamisë Al-Aksa Moschee dhe kupolës së shenjtë. Që pas kësaj nuk kalon asnjë ditë që të mos ketë njoftime për sulme, gjatë të cilave palestinezët sulojmë me armë zjarri apo me armë të ftohta civilë e ushtarë izraelitë. E po ashtu s'kanë të reshtur as njoftimet për sulmet e ushtrisë izraelite që qëllon ndaj atentatorëve dhe vendos barrikada e pika kontrolli në rrugët e lagjeve të palestinezëve në Jeruzalemin lindor. Ndërkohë madje është bërë fjalë edhe për ndërtimin e një muri, që duhet të rrethojë lagjen arabe "Issavijeh". Por ky plan i Netanjahut u ndalua pas kritikave të ashpra të ministrave me orientim të djathtë. E ndërkohë duket se muret në kokë po rriten gjithnjë e më shumë.

Israel, Palästinenser, Gewalt

Brezi i ri i palestinezëve i zhgënjyer nga mungesa e perspektivës

Indinjatë dhe humbje besimi

Sipas vlerësimit të kryetarit të Shoqatës Gjermano-Palestineze, Raif Hussein, një intifadë e tretë, një tjetër kryengritje e palestinezëve, është e pashmangshme. Indinjata dhe humbja e besimit sa ka të bëjë me udhëheqjen e vet në radhët e brezit të ri palestinez është majft e madhe. Dhuna dhe vrasjet nuk janë ndalur asnjëherë. "Tani intensiteti i vrasjeve është bërë edhe më i madh", thotë Hussein.

Shpresat e këtyre të rinjve palestinezë për një paqe dhe bashkëjetesë paqësore me Izraelin janë "keqpërdorur në mënyrën më të shëmtuar". Edhe prej Mahmut Abbasit, presidentit të autoritetit të autonomisë palestineze. Në vend të ekonomisë në zonën e tij të influencës lulëzon kryesisht korrupsioni dhe kaosi. E jo rrallë ai i ka hedhur benzinë zjarrit gjithsesi të ndezur. "Ne velrësojmë çdo pikë gjaku që derdhet për Jeruzalemin", tha Abbas në shtator.

Një takim pa efekt?

Avi Primor, ish-ambasadori i Izraelit në Gjermani, i tha DW-së, se beson që Abbas bën hipokrizi. Kreu i palestinezëve në publik gjithmonë shprehet kundër Izraelit, por forcat e tij të rendit i përdor për të çtensionuar situatën dhe për të luftuar terroristët. "Ai nuk ka interes për terror." Megjithatë ai nuk ka pushtet të mjaftueshëm, thotë Primor. Hamasi radikal islamik ka mjaft mbështetje në shoqëri. Ndaj duket se vala e dhunës nuk do të zbehet, por më shumë do të forochet. Pas luftës gjashtë javëshe verën e kaluar, që pati si pasojë rreth 2000 palestinezë dhe 67 izraelitë të vrarë, shumë shpresonin për qetësimin e gjendjes në Lindjen e Mesme. Por qysh në tetor 2014 këto shpresa u tejkaluan, kur atentatorë palestinezë turreshin me makina mes masës së njerëzve nëpër stacione autobusësh e trenash duke vrarë shumë civilë. Qysh atëherë shumë besonin, se këto sulme janë shenja paralajmëruese të një kryengritjeje të re.

Ende askush nuk mund ta thotë qartë, se si mund të quhet kjo që po ndodh aktualisht në Izrael dhe në territoret palestineze. Kryengritje? Terror? Tek e fundit kjo nuk është edhe kaq e rëndësishme. Tani dominon dëmi i shkaktuar dhe mosbesimi tek të dyja palët. Në këtë drejtim nuk mund të ketë ndryshuar gjë as takimi mes Benjamin Netanjahut dhe kancelares Angela Merkel, mendon Avi Primor. Izraeli ka nevojë për marrëdhënie të mira me Gjermaninë. "Por kjo nuk influencon ndaj situatës në Lindjen e Mesme."