1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

070109 Südosteuropa Gasstreit

Blagorodna Grigorova7 Janar 2009

Rusia i ka vënë në jetë kërcënimet e saj. Që të martën Bullgaria, Maqedonia, Greqia dhe Turqia nuk marrin më gaz rus nga Ukraina. Po sa e vështirë është në të vërtetë situata në këto vende?

https://p.dw.com/p/GTmD
Evropa juglindore e prekur nga konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë për gazinFotografi: AP

Monopolisti i gazit, Gazprom në grindjen e tij me Ukrainën ka reduktuar eksportet për në Evropë. Disa prej vendeve evropiane varen thuajse krejtësisht prej furnizimeve nga Rusia dhe ndodhen tani para një krize.

Varësia e Bullgarisë

Disa orë pasi u ndërprenë prurjet e gazit disa shoqëri në Bullgari u detyruan, që t´ua ndalnin gazin banorëve. Dhe kjo në këtë mot të acartë. Qeveria u bëri thirrje qytetarëve dhe industrisë, që të kursejnë gaz. Disa ndërmarrje e kanë ndërprerë prodhimin. Kështu do të ndodhë edhe me të tjerat, n.q.se gazi nuk vjen. Bullgaria varet 90 përqind prej gazit rus. Ndonjë alternativë tjetër nuk ka. Kjo kritikohet nga opozita dhe organizatat jo qeveritare. Ognjan Minchev, shef i seksionit bullgar të Transparency International: "Një vend i vogël si Bullgaria duhet të përpiqet në periudhë afatgjatë, që të krijojë një diversifikim të burimeve energjitike. Qeveria bullgare heq dorë sistematikisht nga interesat kombëtare dhe krijon një varësi qindpërqind nga Rusia."

Ministerpräsident Sergei Stanischew Bulgarien
Sergej StanishevFotografi: AP

Qeveria kërkon burime alternative të energjisë, gjë që është e drejtë për shkak të situatës aktuale, thotë kryeministri bullgar, Sergej Stanishev. Meqenëse burimet e gazit në vend janë të kufizuara, qeveria bullgare do të nisë të përdorë mazut. Një mbetje nga destilimi i naftës, që ka vlera të larta ngrohëse, por që ndot ambjentin. Por ky zëvendësim nuk është kudo i mundshëm dhe mund të zgjasë. Për të siguruar furnizimin e vendit me energji, qeveria bullgare mendon të verë sërish në funksionim një bllok reaktorësh të centralit atomik Kosloduj, i cili u mbyll pas hyrjes në BE.

Ndryshe paraqitet situata në Turqi. Vendi merr më shumë se 60 % të gazit nga Rusia, por jo vetëm nga gazsjellësit e Ukrainës. Furnizimi përmes një gazsjellësi të dytë, që kalon poshtë Detit të Zi, do të shtohet me 20 përqind, deklaroi ministri turk i energjisë, Himli Güler të martën (06.01.). Furnizimi bazë me gaz është siguruar. Qytetarët nuk duhet të kenë të ftohtë, tha Güler. Irani, furnizuesi i dytë i Turqisë me gaz, është i gatshëm që të shtojë sasinë e prurjeve, deklaroi në të njëjtën ditë atasheu ekonomik iranian Ahmad Nurani.

Ukraine Russland Streit um Gas Gasanlage bei Kiew
Tubacione gazi në UkrainëFotografi: AP

Probleme paraqiten edhe në Maqedoni

As Maqedonia nuk merr më gaz që të martën në mëngjez. Rezervat maqedonase të gazit mjaftojnë vetëm për 20 deri 24 orë, njoftoi furnizuesi "Makpetrol". Konsumatorët më të mëdhenj të gazit në Maqedoni kërkojnë një alternativë. Ata duan të kalojnë në mazut. Ministri maqedonas i ekonomisë, Fatmir Bessimi thotë: "Në Maqedoni gazi nuk është akoma burimi më i rëndësishëm energjitik. Gjithsej janë 26 ndërmarrje, që punojnë me gaz. Prandaj nuk presim probleme të mëdha në industri, në rradhë të parë, sepse shumica e sipërmarrjeve kanë instaluar një sistem ngrohës shtesë."

Reduktime të furnizimit me gaz edhe në Greqi

Në Greqi që të hënën u reduktuan 60% tö furnizimeve me gaz rus nga Ukraina. Të martën pasoi ndërprerja e plotë. Vendi merr më shumë se tre të katërtat e gazit nga Rusia, pjesa tjetër vjen nga Algjeria dhe Turqia. Shumica e shtëpive greke ngrohin me vaj, prandaj shumica e njerëzve nuk e ndjejnë ndërprerjen e furnizimit. Shumë ndërmarrje industriale kanë zëvendësuar gazin me vaj për shkak të çmimeve të larta të gazit. Rezervat e gazit mjaftojnë për 20 ditë, qeveria po bën bisedime për furnizime të reja nga Algjeria.

Për qytetarët nuk ka shkak për shqetësim, thotë ministri Kristos Folias (Christos Folias). Ekspertët e energjisë besojnë se furnizimi i industrisë me gaz do të shkurtohet, në rast se Rusia dhe Ukraina nuk do të zgjidhin brenda tre javësh konfliktin e tyre për gazin.




Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë