1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Merren në pyetje shefat e shërbimeve sekrete britanike

Skandalet me përgjimet e NSA dhe shërbimeve sekrete britanike nuk kanë të ndalur. Shefat e shërbimeve sekrete britanike u detyuan të përgjigjen para deputetëve britanikë në Londër.

Deri para pak kohësh emrat e tyre nuk do të bëheshin publik fare. Ndërsa tani, Sir John Sawers nga MI6, Andrew Parker nga MI5 dhe Sir Iain Lobban nga shërbimi për përgjime GCHQ, u deyruan të paraqiten së bashku në një raport informues në Londër. Dëgjimi i tyre është transmetuar me një vonesë të vogël edhe në televizion. Një orë e gjysmë ata janë përgjiigjur në pyetjet e deputetëve brtianikë nga Komisioni për Shërbimet Sekrete dhe Siguri, nën drejtimin e Malcolm Rifkind.

Shefi i GCHQ, Sir Iain Lobban, i cili e ka marrë këtë detyrë në vitin 2008, nuk ka pasur madje as ndonjë fotografi në televizion. Ai me siguri që nuk i është gëzuar këtij termini, sepse shërbimi i tij në veçanti akuzohet për tejkalimin e kompetencave në skandalin e përgjimeve.

Evropa dëgjon me vëmendje

Anhörung Britische Geheimdienstchefs Sir Malcolm Rifkind

Sir Malcolm Rifkind

Edhe pjesa tjetër e Evropës ka një numër të madh pyetjesh për përgjimet. GCHQ nuk është dashur të prononcohet për një kohë të gjatë pas bërjes publike të të dhënave për përgjimet, mendon Jan-Philipp Albrecht, ekspert për çështje sigurie nga Partia Ekologjiste në Parlamentin Evropian. "Cili ëshë shpjegimi i tyre në veçanti kur bëhet fjalë për përgjimet masive të të dhënave personale?", pyet Albrecht, në një intervistë për DW.

Sulmet përmes ofruesit gjysmështetëror belg të telekomunikacionit Belgacom, për të cilat ka raportuar gazeta gjermane "Spiegel", duke iu referuar të dhënave të Edward Snowden, janë vetëm një nga shembujt e shumtë, pohon Albrecht. Në një prezantim të GCHQ, që konsiderohet si "top sekret", sipas revistës "Spiegel", në një projekt me emrin "Socialist" (Operation Socialist) kërkohet që "Belgacom t'i jepet mundësia e përgjimeve dhe një kontroll më i mirë i infrastrukturës së tij."

Albrecht thotë se "aktivitetet e tilla mund të trajtohen si shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve brenda BE, sikur armata britanike të kishte një qasje në territoret shtetërore të një vendi tjetër anëtar të BE."

Siguria dhe mbrojtja e të dhënave

Por shefi i shërbimit sekret ka siguruar disa herë se ata nuk i kanë tejkaluar kornizat juridike. Aktivitetet e tyre u shpjeguan edhe ditën e enjte me cënimet dhe rreziqet nga Al-Kaida dhe terrorizmi. Spiunët britanikë iu referohen ligjeve për luftimin e terrorizmit, të miratuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Andrew Parker nga MI5 përsëriti kritikat e tij të mëparshme ndaj mediave si gazeta "Guardian", me shpjegimin se raportimet e këtilla janë një shërbim për terroristët. Dhe me të vërtetë, kolegu Lobban thotë se shumë të dyshuar të cilët mbikqyren kanë ndërruar strategjinë e komunikimit, pas bërjes publike të të dhënave të Snoëden. Ndjekja e të dyshuarve është bërë më e vështirë tani.

"Gati çdo raport i cili është bërë publik për përgjimet masive të NSA apo shërbimit sekret britanik GCHQ, mund të shpjegohet me kategorinë "terrorizëm", siç interpretohet edhe nga qeveria britanike", ankohet aktivistja e Wikileaks-it britanik Sarah Harrison, në një letër të botuar në portalin tagesschau.de. Pas një vizite të Edëard Snoëdenin në Moskë, ajo ka vendosur që fillimisht të mbetet në Berlin. Avokatët e saj i kanë "sugjeruar se do të ishte më e sigurt, nëse nuk kthehet menjëherë në Britani të madhe."

Por balanci mes sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale do të bisedohet pas disa javësh në Britani të Madhe. Ndërkohë ish ministri i Brendshëm David Blunkett, thotë se duhet ashpërsuar ligjet për të ashtuquajturat Regulation of Investigatory Powers Act (Ripa).

Ky është vetëm fillimi

Symbolbild NSA Spionage Merkel Handy Deutschland

Foto simbolike për përgjimet e NSA

Marrja në pyetje në Londër dhe në Bruksel po përcillet me vëmendje. Të dhënat e Edëard Snoëden, se shërbimet britanike u kanë dhënë të dhënat e tyre shërbimit amerikan NSA, kanë shkaktuar reagime të shumta në Bruksel. Paralelisht me marrjet në pyetje në Londër, Komisioni i Parlamentit Evropian është informuar nga një ish drejtues i MI5 dhe MI6 për aktivitetet e tyre.

Kjo me siguri që nuk ishte vizita e fundit e shefave të shërbimit serket në parlamentin londinez. Së shpejti do të ketë edhe takime të tjera që do të mbahen me dyer të mbyllura. Dëgjimi i të enjtes nuk ka sjellur gati asgjë të re. Por Jan-Philipp Albrecht thotë se më rëndësi është që parlamenti ka nisur të merret me aktivitetet e shërbimeve serkete. Ky është vetëm hapi i parë.

"Shërbimet nuk mund të bëjnë gjithçka. Ato duhet të respektojnë normat e shtetit ligjor dhe të respektojnë sferën private. Përgjimet në vendet e BE-së duhet të përfundojnë menjëherë. Kjo nuk është çëshjte e sigurisë kombëare, që të spiunohen qytetarët e vendeve të tjera të BE", thotë ai.