1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Merkelin e presin shumë probleme

Angela Merkel është kthyer nga pushimet dhe kriza e euros është një nga problemet që është duke pritur për kancelaren. Ajo nuk është duke nxituar, por po niset sërish në udhëtim.

Angela Merkel në Berlin

Angela Merkel në Berlin

Kanadaja është kthyer për gjermanët vitet e fundit në një vend të preferuar për të kaluar pushimet. Angela Merkel preferon vende që ndodhen më afër. Pak ditë pas pushimeve që kaloi në Tirolin jugor, kancelarja gjermane do të niset për në Kanada, në kryeqytetin Otava. Ajo shkon atje me shërbim, por edhe do të shplodhet njëkohësisht. Marrëdhëniet me këtë vend aleat të NATO-s kanë qenë tradicionalisht pa probleme. Kultura politike kanadeze është më e ngjashme me atë evropiane se sa e fqinjit amerikanoverior, SHBA-së.

Udhëtimi në Kanada mund të shikohet si shenjë se Merkel nuk është zaptuar krejtësisht nga kriza e euros. Ashtu kështu ajo nuk ka shumë për të bërë në këto momente ku merren vendimet për çështjet jetike. Gjermania, pjesa tjetër e Evropës dhe tregjet financiare të botës duhet të presin për vendimet që do të marrë Gjykata Kushtetuese Gjermane dhe e ashtuquajtura Trojka.

A handout photograph released by G8 G20 Host Photo showing Canadian Prime Minister Stephen Harper (R) welcoming German Chancellor Angela Merkel at The Fairmont Royal York Hotel during the G20 Summit Toronto, Ontario, Canada, on 26 June 2010. World leaders gathered for three days of talks to deal with the aftermath of the global financial crisis. EPA/DAVE CHIDLEY / G8 G20 HOST PHOTO / HANDOUT EDITORIAL USE ONLY / NO SALES

Kanada Deutschland Ministerpräsident Stephen Harper und Angela Merkel in Toronto

Në mes të shtatorit çështja do të bëhet serioze

Gjykata Kushtetuese Gjermane do të bëjë të ditur më 12 shtator nëse paketa për shpëtimin e euros, ESM dhe pakti fiskal evropian janë në përputhje me kushtetutën gjermane. Nëse gjykatësit e Karlsruhes thonë jo, atëherë Evropa do të ketë një problem të madh, dhe Angela Merkel aq më shumë.

Trojka e Komisionit të BE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar është duke kontrolluar aktualisht nëse Greqia mbush kushtet për të marrë ndihma të tjera. Rezultatin ajo do e bëjë të ditur në mes të muajit shtator. Nëse trojka thotë jo, Greqia nuk i plotëson kushtet, atëherë Evropa do të ketë po ashtu një problem shumë të madh.

Shumë punë është duke pritur

Merkeli ka marrë energji dhe forcë. Mediat gjermane kanë bërë listën e punëve që presin kancelaren krah krizës së euros. Gazeta Süddeutsche Zeitung përmendin ndër temat që diskutohen në koalicionin e Merkelit, paratë për kujdesin që u jepen prindërve për fëmijët e vegjël, pensionet shtesë për ata që kanë të ardhura të pakta, zbatimin e planeve për kthesën energjetike, vendimin për një proces ndalimi të partisë ekstremiste të djathtë, NDP, ruajtjen dhe mbajtjen e të dhënave te telekomunikacionit për luftimin e kriminalitetit, ligjin e ri zgjedhor kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, mbajtjen apo heqjen e tarifës për vizitë tek mjeku dhe trajtimin e barabartë fiskal të partnerëve homoseksualë si për çiftet heteroseksuale. Këtyre u shtohet edhe marrëveshja fiskale midis qeverisë federale dhe landeve me Zvicrën.

Francois Hollande dhe Angela Merkel

Francois Hollande dhe Angela Merkel

Megjithatë, ky është pushimi i shtatë i verës për Merkelin si kancelare, dhe edhë në sezonet e tjera nuk ka qenë ndryshe. Disa politikanë përdorin kohën që ka pak lajme për të gjetur një temë. Si përshembull ministrja për çështjet sociake Ursula von der Leyen (CDU) me nismën e saj për pensionet shtesë, e cila u kundërshtua menjëherë nga partnerët liberalë të koalicionit dhe të ekspertëve financiarë të partisë së vet.

Mediat janë duke u munduar gjatë gjithë verës që të mbushin faqet dhe kohët e transmetimit me intervista politikanësh duke i joshur partnerët e bisedave, që të bëjnë deklarata të diskutueshme. Por, kur shefja kthehet atëherë linja duhet të jetë e përbashkët dhe herët ose vonë kjo edhe arrihet.