1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkeli udhëton për Greqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel është nisur për në Athinë. Vizita shihet si një sinjal i dëshirës së Gjermanisë që Greqia të qëndrojë brenda zonës së euros.

Protesta në Athinë

Protesta në Athinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet sot rreth orës 12.30 [sipas orës së Evropës Qendrore] në Greqi, për të parën herë që prej fillimit të krizës së borxheve në eurozonë. Vizita shihet si një sinjal i dëshirës së Gjermanisë që Greqia të qëndrojë brenda zonës së euros.

Në Athinë janë planifikuar bisedime me kryeministrin Antonis Samaras dhe me presidentin e shtetit Karolos Papoulias. Merkel planifikon të takohet gjithashtu me sipërmarrës grekë dhe gjermanë. Në prag të vizitës, mijëra grekë demonstruan kundër kursit të kursimeve dhe politikës gjermane në Evropë.

Për sot janë planifikuar tubime të tjera. Rreth 7.000 policë do të garantojnë sigurinë në kryeqytetin grek. Shumë grekë janë të mendimit se kancelarja gjermane është përgjegjëse për masat e kursimit. Grupi i euros i vendosi mbrëmë një ultimatum Athinës për të respektuar premtimet e kursimit.

Proteste von Rentnern in Athen

Protesta në Athinë

Shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker tha në Luksemburg se Athina duhet të zotohet deri në 18 tetor për hapat e miratuar prej muajsh, në mënyrë që të mund të lejohet pagesa e këstit të ri të kredisë. Gjermania është vendi i cili përballon barrën më të madhe në paketën e ndihmës për Greqinë. Merkeli i ka vlerësuar përpjekjet greke, por këmbëngul për zbatimin e reformave të kërkuara. Në të njëjtën frymë është shprehur edhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi.

Ndërkaq Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ulur parashikimin e tij për rritjen ekonomike botërore. Në një perspektivë të paraqitur në Tokio rritja e kapacitetit ekonomik për eurozonën parashikohet me minus 0,4 për qind, por ekonomia gjermane mund të rritet me 0,9 për qind. Në korrik FMN-ja llogariste këtu me një rritje prej 1,4 për qind.

  • Data 09.10.2012
  • Autor Elert Ajazaj
  • Fjalët kyç Greqi, Merkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Miq
  • Data 09.10.2012
  • Autor Elert Ajazaj
  • Fjalët kyç Greqi, Merkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Miq