1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkeli për vizitë tek Bushi

Në plan të parë Irani, Afganistani, Lindja e Afërme dhe Kosova

default

Presidenti Bush përshëndet në mbërritje kancelaren gjermane Angela Merkel në fermën e tij në Crawford.

Prej më shumë se dy vjetësh presidenti i SHBA George W. Bush nuk ka pritur kryetarë shtetesh në fermën e tij në Crawford të Teksasit. Në shtëpi, pati thënë presidenti, ftohen vetëm miqtë. Dhe këta vitet e fundit sa vinte dhe i rralloheshin Bushit, para së gjithash evropianët. Tani Bushi ka rihapur dyert e rezidencës së tij private - për kancelaren Angela Merkel. Nga pasditja e së premtes deri sot në mesditë ajo është mysafire e tij.

Siç vepron zakonisht në raste ftesash në Crawford, presidenti amerikan i priti mysafirët e tij personalisht me një automjet të bardhë në pistën e helikopterit. Atmosfera ishte e shpenguar - Bushi kishte veshur xhinse dhe një këmishë me mëngë të shkurtra, Merkeli pantallona kafe të errëta me xhaketë kafe të hapur dhe Joachim Sauer-i, i shoqi, nuk kishte veshur kravatë dhe xhaketë. Bushi përshëndeti kancelaren:

'Kur fton dikë në shtëpi në Teksas me këtë shpreh përzemërsi dhe respekt dhe këtë qëndrim kam kundrejt kancelares Merkel. Mirësevini zonja kancelare, gëzohem për bisedime konstruktive, për mundësinë për shplodhje dhe që do të kalojmë kohë bashkë.'

Kancelarja Merkel ia ktheu në të njëjtën mënyrë:

'Dua t'iu falënderoj përzemërsisht për ftesën. Që në pamje të parë duket atmosfera e mrekullueshme në të cilën do të flasim për problemet dhe temat e rëndësishme.'

Pasi edhe pse Bushi e Merkeli merren vesh mirë personalisht, në shumë çështje kanë pikëpamje të ndryshme. Për shembull, tha një zëdhënës i presidentit, në grindjen bërthamore me Iranin Gjermania dhe SHBA kanë të njëjtin qëndrim, por ka dallime për sa i takon taktikës.

Kancelarja do ta informojë presidentin në Crawford në lidhje me vizitën e saj të fundit në Afganistan. Bushi lavdëron angazhimin e gjermanëve në veri, por do të parapëlqente një angazhim më të madh të ushtrisë gjermane edhe në pjesë të tjera të vendit. Mbeten edhe temat e Irakut, të Kosovës dhe të Lindjes së Afërme, mburoja anti-raketore amerikane në Evropë, ndryshimi i klimës dhe dëshira gjermane për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit.

Me siguri pra lënda për bisedime nuk do të shterojë, përveç kësaj në Crawford gjendet edhe ministrja amerikane e punëve të jashtme Cndoleezza Rice.

Që marrëdhëniet e mira personale mund të prodhojnë edhe rezultate konkrete, kjo u pa të premten në Uashington. Në takimin e parë të Këshillit Ekonomik Transatlantik u shënuan përparime. Merkeli dhe Bushi e patën krijuar këshillinn në prill të këtij viti gjatë samitit amerikano-gjerman.

Këshilli ekonomik i përbërë nga përfaqësues politikë të rangut të lartë shpalli të premten disa vendime, të cilat do ti lehtësojnë ndjeshëm në të ardhmen marrëdhëiet ekonomike. Këtu është fjala ndër të tjera për njohjen e ndersjelltë të standardeve, për shembull sa u takon bilanceve ekonomike, barnave dhe patentave. Pjesemarrësit thanë se të premten u arrit në Uashington më shumë në marrëdhëniet ekonomike evropiano-gjermane sesa në dhjetë vitet e fundit.

  • Data 10.11.2007
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CA4M
  • Data 10.11.2007
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CA4M