1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkeli kundërshton "paralajmërimin për udhëtarët" të Turqisë

Kancelarja Angela Merkel e ka hedhur poshtë me vendosmëri paralajmërimin e Turqisë për të mos udhëtuar në Gjermani. Ndërkohë në Turqi ka vazhduar përndjekja e atyre që mendojnë ndryshe.

Kancelarja Angela Merkel në Delbrück

Kancelarja Angela Merkel në Delbrück

"Te ne mund të vijë çdo qytetar turk", deklaroi Angela Merkel. Në një paraqitje në fushatën elektorale në Delbrück të Vestfalisë, kryetarja e CDU-së theksoi: "Te ne nuk arrestohet asnjë gazetar, nuk futet në paraburgim asnjë gazetar, tek ne sundon liria e mendimit dhe sundimi i ligjit. Dhe për këtë ne jemi krenarë".

Kandidati për kancelar i SPD-së, Martin Schulz u shpreh që të shtunën në twitter: "Fakt është: në Turqi dhe jo te ne arrestohen gazetarët, që thonë mendimin e tyre."

Qeveria turke publikoi të shtunën një të ashtuquajtur "paralajmërim për udhëtarët". Në të ajo i paralajmëron turqit që jetojnë në Gjermani dhe turqit që duan të udhëtojnë në Gjermani që të ruhen nga trajtimi racist.

Kancelarja Merkel në Delbrück

Kancelarja Merkel në Delbrück

"Fushatat elektorale në Gjermani bazohen në antipati të drejtuara kundër Turqisë". Sulme kundër të huajve nuk përjashtohen. Paralajmërimet për udhëtarët që shkojnë në vende të tjera nuk janë të zakonshme në Turqi.

Deklarata konsiderohet përgjigje për faktin që Ministria e Jashtme gjermane vërtet nuk ka nxjerrë paralajmërim zyrtar për udhëtarët që shkojnë në Turqi, por javën e kaluar i përforcoi këshillat për udhëtarët, pas arrestimeve të përsëritura të gjermanëve në Turqi, nën dyshimin e terrorizmit.

Merkeli foli në aktivitetin e saj elektoral edhe për shtypjen e gazetarëve në Turqi. Ajo kritikoi sërish trajtimin e korrespondentit të arrestuar gjerman, Deniz Yücel. "Për mendimin tonë ai ndodhet në burg në mënyrë fare të paargumentuar. Njësoj si të paktën njëmbëdhjetë gjermanë të tjerë", tha ajo. Të dielën Yücel mbushi 44 vjeç.