1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: "T'i lemë pas mosmarrëveshjet."

Kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve për solidaritet dhe përgjegjshmëri në sfondin e krizës ekonomike dhe financiare.

Kancelarja Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel

Në kryeqytetin e landit të Zarës, Zarbryken, po festohet 20 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë. Në ceremoninë qendrore festive, kancelarja kristiandemokrate, Angela Merkel duke mbajtur një fjalim në sallën e kongreseve u ndal në problemin aktual të krizës ekonomike dhe financiare duke u bërë thirrje qytetarëve për solidaritet dhe përgjegjshmëri:

Në festimet me rastin e ribashkimit të Gjermanisë

Në festimet me rastin e ribashkimit të Gjermanisë

" Ne duhet t' i lemë pas të gjitha grindjet."

Sipas kancelares qytetarët, partitë, sindikatat, kishat dhe shoqatat duhet të jenë në unanimitet:

" Ne kemi nevojë për lëvizje të vazhdueshme produktive, ashtu siç i përjetuam ato në vitin 1989.", theksoi Merkel.

Bashkimi, që u mundësua nga guximi i mijëra gjermanëve, tregoi, se çfarë force ka populli. Kancelarja bëri thirrje për të vepruar gjithmonë me përgjegjësi.

" Përballimi i krizës ndërkombëtare financiare është ndoshta për ne në Gjermani sfida më e madhe e përbashkët e gjermano-lindorëve dhe e gjermano-perëndimorëve. Për këtë s' ka libra mësimi, për këtë nuk është shkruar asgjë, por kjo është sërish një rrugë në hapësirë, një kohë e re, në të cilën ne duhet të shfrytëzojmë shanset nga kriza. Kësaj mund t'ia arrijmë nëse i lemë pas mosmarrëveshjet."

Autori: ZDF/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

DW.COM

  • Data 03.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jx5y
  • Data 03.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jx5y