1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: T'i kundërvihemi migracionit ilegal

30 Nëntor 2017

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në kuadër të samitit BE-Afrikë u shpreh e indinjuar mbi tregtinë skllavërore me refugjatët në Libi dhe bën thirrje për një luftë energjike kundër migracionit ilegal.

https://p.dw.com/p/2oUxz
EU-Afrika-Gipfel Bundeskanzlerin Angela Merkel und Alassane Ouattara
Në kuadër të samitit BE-Unioni Afrikan kancelarja Angela Merkel u takua në Abixhan me presidentin e Bregut të Fildishtë Alassane OuattaraFotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Njoftimet për shitjen e refugjatëve si skllevër në Libi "i kanë indinjuar afrikanët me të drejtë ashtu si edhe mua", tha kancelarja Angela Merkel në Abixhan, vendi ku zhvillohet samiti mes BE-së dhe Unionit Afrikan në Bregun e Fildishtë. Kjo temë ka një rëndësi të madhe emocionale për afrikanët. "Si rrjedhojë ekzsiton një interes i përbashkët për t'i dhënë fund migracionit ilegal." Duhet të gjenden rruge legale për afrikanët, që të marrin një kualifikim në Europë apo të studiojnë, theksoi më tej kancelarja. Duhet të parandalohet, që njerëzit "të trajtohen në mënyrë të tmerrshme nëpër kampe në Libi e madje edhe të shiten", shtoi Merkel.

BE-ja dhe Unioni Afrikan kanë nisur samitin dyditor në abixhan. Tema të takimit nën moton "Të investojmë tek rinia - për një të ardhme të qendrueshme" janë forcimi i ekonomisë afrikane, kriza e refugjatëve dhe lufta kundër terrorizmit. Në samit marrin pjesë mbi 5000 pjesëmarrës nga 55 vende afrikane dhe 28 shtetet e BE-së.

Elfenbeinküste EU-Afrika-Gipfel in Abidjan
Fotografi: Reuters/P. Wojazer

Në rend të ditës janë vendosur edhe raportimet për tregti skllavërore me refugjatët në Libi. Televizioni i SHBA-së, CNN, në mes të nëntorit publikoi një video, që tregon se si bëhet angand me migrantët me blerësit afrikano-veriorë.

Duke marrë shkas nga takimi në Abixhan qeveria gjermane i shtoi ndihmat financiare për brezin e ri në kontinentin afrikan. Iniciativa në vijim për formimin profesional të të rinjve në vendet afrikane është shtuar me një mbështetje financiare prej 30 milionë eurosh, deklaroi ministri i Zhvillimit Gerd Müller në Berlin. Ministria e tij kësisoj kontribuon sivjet me gjithsej 150 milionë euro për formimin profesional në vendet afrikane. Gjermania është, sipas tij, donatori më i madh për mbështetejen e arsimit profesional në Afrikë. "Vetëm nëse qeveritë afrikane kujdesen më shumë për të rinjtë, ne do të mund t'ua shpërbëjmë bazën e ekzistencës kontrabandistëve të qenieve njerëzore ", tha ministri kristiandemokrat.