1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel thekson rëndësinë e madhe të NATO-s

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për një koncept të ri strategjik të NATO-s. Në deklaratën qeveritare të mbajtur sot, ajo përshëndeti anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut Verior

Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke folur për një koncept të ri strategjik të NATO-s.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, foli për një koncept të ri strategjik të NATO-s sot më 26 mars, në deklaratën qeveritare të mbajtur një javë para mbajtjes së Samitit pranveror të Aleancës.

Angela Merkel zgjodhi një citat të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, për të nxjerrë në pah rëndësinë historike të samitit të ardhshëm të NATO-s, më datat 3 dhe 4 prill në Kehl të Gjermanisë dhe Strasburg të Francës: "Qëllimi i NATO-s është që armiqtë t'i kthejë në miq, kjo do të thotë se është një fitore e madhërishme që një nga vendet më komuniste të botës, tani po bëhet anëtar i Aleancës më perëndimore", citoi Merkel nga një intervistë që Sali Berisha, pati dhënë disa ditë më parë për një gazetë gjermane. "Në këto pak fjalë bëhet i qartë dimensioni historik i samitit, me rastin e 60-vjetorit të krijimit të NATO-s", komentoi kancelarja kristiandemokrate.

Parlamenti shqiptar me flamuj të Nato-s

Parlamenti shqiptar me flamuj të Nato-s

Merkel, u shpreh për një strategjie të re të NATO-s, duke shpjeguar edhe një herë konceptin e përfaqësuar nga shumica e partive në Bundestag, atë të "sigurisë së ndërthurur", një kombinim mes ndërhyrjes ushtarake dhe rindërtimit të strukturave civile: "Ky koncept strategjik do të përcaktojë shumë qartë kufijtë e Aleancës. Unë nuk shoh një Nato globale. Aleanca do të vazhdojë të përqëndrohet tek siguria kolektive e partnerëve të Atlantikut Verior, ajo do të veprojë edhe jashtë territorit të saj, por kjo nuk do të thotë se në të do të anëtarësohen shtete nga e gjithë bota," theksoi Merkel.

Ukraina dhe Gjeorgjia mbeten me perspektivë anëtarësimi në NATO, shtoi kancelarja gjermane. Ajo përshëndeti shprehimisht anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë, duke u shprehur optimiste se grindja aktuale mes Sllovenisë dhe Kroacisë për çështjen e kufirit, nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Kroacisë. Merkel tha, se shpreson që edhe grindja mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen emrit, të shuhet.


Kryetari i fraksionit të Partisë së Majtë, Oskar Lafontaine, duke folur në parlamentin gjerman më 26 mars për Nato-n.

Kryetari i fraksionit të Partisë së Majtë, Oskar Lafontaine, duke folur në parlamentin gjerman më 26 mars për Nato-n.

Citatit të Berishës ju kthye edhe një herë Walter Kolbow, nënkryetar i grupit parlamentar të socialdemokratëve. Por me vërejtjen: "Është e vërtetë, që njëra nga përparësitë e NATO-s ishte, që i ktheu armiqtë e dikurshëm në miq, por në këtë Aleancë ne duhet të mbetemi miq. E për këtë duhet të japë secili kontributin e tij dhe të pranojë disa fakte," tha socialdemokrati, duke pasur parasysh veton e Greqisë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Mbyllja e Samitit të pranverës së Asamblesë parlamentare të Natos, 27 maj 2008

Mbyllja e Samitit të pranverës së Asamblesë parlamentare të Natos, Berlin, 27 maj 2008.


Rrëmujë shkaktoi gjatë seancës grupi i të Majtës, deputetët e të cilit mbanin nëpër duar flamuj ku ishte shkruar "Paqe" dhe pankarta ku shkruhej "No NATO, No war" (Pa Nato, s'ka luftë). Deputeti i liberalëve Guido Westerwelle, iu përgjegj: "Të gjithë ata, që kanë kërkuar vazhdimisht shkatërrimin e NATO-s duhet ta pranojnë, që ka qenë NATO-ja ajo, që e ka bërë më të sigurt paqen në botë."

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Aida Cama




  • Data 26.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HKDJ
  • Data 26.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HKDJ