1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel takohet me krerët e shtetit kinez

Kancelarja gjermane u prit në Pekin nga kryeministri Wen Jiabao. Të planifikuara janë edhe bisedime me presidentin Hu Jintao dhe përfaqësues të lartë të ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike janë temë qendrore e vizitës.

Kancelarja Merkel pritet me nderime ushtarake në Kinë.

Kancelarja Merkel pritet me nderime ushtarake në Kinë.

Pas vizitës në Rusi kancelarja gjermane Angela Merkel, ka vazhduar udhëtimin për në Kinë për një vizitë dyditore. Në Pekin ajo u përshëndet të premten (16.7.) me nderime ushtarake nga kryeministri kinez Wen Jiabao. Pas një dreke të përbashkët të dy kryetarëve të qeverive, kancelarja do të zhvillojë bisedime  me zv/presidentin Xi Jinping, një takim me presidentin Hu Jintao dhe bisedime me guvernatorë të disa provincave.

Merkel do të takojë edhe studentë të shkollës së lartë të Partisë Komuniste të Kinës si dhe gazetarë kritikë ndaj regjimit. Kancelarja ashtu si edhe gjatë vizitës së saj në Rusi, shoqërohet nga shumë ministra federalë dhe një delegacion ekonomik i nivelit të lartë. Në programin e vizitës janë edhe nënshkrime të kontratave mes firmave gjermane dhe kineze. Delegacioni ekonomik përbëhet nga 25 përfaqësues të nivelit të lartë të ekonomisë gjermane.

Vizita synon të forcojë marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Kështu koncerni gjerman Daimler planifikon një "joint venture" me Kinën për prodhimin e kamionëve me një vlerë prej rreth 800 milionë eurosh. Në Kinë janë të përfaqësuara rreth 4500 firma gjermane.

Të shtunën (17.7.) kryeministri Wen dhe kancelarja Merkel do të udhëtojnë në ish-kryeqytetin Xianyang në Kinën Qendrore, ku do të vizitojnë ushtrinë e famshme me figura qeramike. Qeveria gjermane e vlerëson këtë si shenjë respekti, pasi kryeministri kinez i kushton personalisht kaq shumë kohë vizitës së kancelares.

Angela Merkel China Besuch

Vizita e katërt e Merkelit në Kinë.

Tensionet pas pritjes që Merkel i bëri Dalai Lamës, udhëheqësit shpirtëror të tibetianëve, në vitin 2007 në zyrën e kancelares, janë kapërcyer. Pritja e Dalai Lamës nga Pekini i konsiderua si ndërhyrje në punët e brendshme dhe Kina reagoi duke u distancuar nga Gjermania.

Kjo është vizita e katërt e Merkelit në Kinë që prej marrjes së postit në vitin 2005. Kancelarja përfundoi të enjten (15.7.) vizitën në Rusi, ku u zhviluan konsultimet qeveritare gjermano-ruse. Të dielën Merkel do të udhëtojë për në Kazakistan.

Autor: dpa, afp, apn / xhani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM

  • Data 16.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ON55
  • Data 16.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ON55