1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: Të pengohet me çdo kusht një paaftësi e pakontrolluar pagese e Greqisë

Në rast se nuk pengohet me çdo kusht një paaftësi e pakontrolluar pagese e Greqisë, rreziku i përhapjes së problemit në vende të tjera është shumë i madh, tha Merkel në radion RBB.

Merkel: Gjithçka për shpëtimin e euros

Merkel: Gjithçka për shpëtimin e euros

Kahle: Zonja kancelare federale në Bundestag ju thatë se nëse "falimenton euroja- falimenton Evropa". Më lejoni t'ju pyes: A do të falimentojë Evropa, po të shpallë Greqia gjendjen e paaftësisë për të paguar?

Merkel: Ne po punojmë me të gjitha mjetet, që kjo të mos ndodhë. Ne duhet të pengojmë gjithçka, që sjell procese kaotike në fushën e euros. Prandaj Greqia duhet t'i plotësojë kushtet, që i janë vënë, të cilat u diskutuan edhe nga e ashtuquajtura troika, pra nga FMN, BQE dhe Komisioni i BE së bashku. Ishte një ngjarje shumë e pakëndshme, që troikës iu desh të largohej sërish. Këtë javë ajo do të udhëtojë sërish në Greqi. Dhe në bazë të të gjitha atyre, që unë dëgjoj sot nga Greqia, është që qeveria greke duket se i ka kuptuar mesazhet e kohës, që janë në rend të ditës.

Kahle: Sa i madh është me të vërtetë rreziku i një paaftësie të Greqisë për të paguar ? Sa i madh është ky rrezik në vështrimin e qeverisë gjermane?

Merkel: Qeveria gjermane e sheh punën të tillë, që ne kemi besim të plotë tek troika. Që troika diskuton tani me Greqinë, nëse janë bërë përparimet e duhura. Ne kemi ende kohë, edhe nëse nuk kemi shumë kohë, derisa të vijë koha e pagimit të këstit tjetër. Fakti, që troika kthehet, tregon edhe se Greqia i ka vënë në rrugë të mbarë disa gjëra, të cilat janë të nevojshme.

Kahle: Duhet të dallojmë dy gjëra nga njëra-tjetra: njëra është paaftësia për të paguar e një vendi anëtar të euros. Tjetra është dalja nga bashkimi monetar, ndonëse nuk dihet si do të funksiononte kjo. Çfarë mendoni ju, a duhet mbajtur e bashkuar me çdo kusht eurozona?

Merkel: Unë e kam bërë shumë të qartë pozicionin tim, që duhen bërë të gjitha përpjekjet, për ta mbajtur të bashkuar eurozonën. Sepse mund të kemi shumë shpejt një efekt domino. Edhe marrëveshjet janë hartuar në një mënyrë të tillë, që ata, që janë në zonën e euros të japin një kontribut për stabilitetin dhe që t'i bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Unë kam edhe shpresën që kjo të arrihet. E dyta është: në një bashkim monetar me 17 vende ne mund të kemi vetëm atëherë një euro stabile, nëse pengojmë procese të pakontrolluara. Prandaj kërkesa kryesore, tek e cila duhet të orientohemi ne, është që të pengojmë një paaftësi pagese të pakontrolluar, sepse kjo do të prekte jo vetëm Greqinë dhe rreziku, që të prekë disa vende, është shumë i madh.

Autor: Ingo Kahle/ad

Redaktoi: av