1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel siguron Karzain për mbështjejen gjermane në stërvitjen e policisë afganase

3 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0eo

Në vizitën e saj të papritur në Afganistan kancelarja gjermane Angela Merkel është informuar mbi situatën e sigurisë dhe rindërtimin në vend. Gjatë një vizite në qendrën e trupës mbrojtëse ISAF Merkel ka zhvilluar biseda të gjatë me përgjegjësit atje. Në përfundim Merkel është takuar me presidentin afganas Hamid Karzai. Kancelarja e siguroi presidentin për angazhim më të fortë gjerman në stërvitjen e forcave të policisë në Afganistan. Së bashku me Karzain Merkel vizitoi një shkollë në Kabul ku kancelarja foli edhe me nxënësit. Në programin e kancelares janë edhe vizita në kontingjentin gjerman të ISAF-it dhe bazën e Tornadove në Masari Sharaf.