1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Merkel: Shtetet e Ballkanit kanë perspektivë të qartë anëtarësimi

Sipas kancelares gjermane Angela Merkel, për sa i përket Bashkimit Evropian shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë „perspektivë të qartë aderimi“. Megjithatë këto vende kanë ende „një rrugë të gjatë përpara“.

Merkel në mesazhin e saj të fundit me video thekson se ka kritere krejt të qarta në lidhje me hapat e përafrimit me BE-në. Gjermania, vijon ajo, e mbështet anëtarësimin, por përvoja në mëson se: „Kur para anëtarësimit nuk ka progres, me siguri puna nuk është më e lehtë pas anëtarësimit.“

Perspektiva e anëtarësimit nuk është e shkruar vetëm në letër, po është e lidhur me programe të gjera mbështetjeje, thotë më tej Merkel. „Në fund të fundit vendet e kanë vetë në dorë nëse i përshkojnë fazat e veçanta shpejt apo jo.“

Para së gjithash qeveria gjermane i shtyn shtetet aspirante për anëtarësim drejt një sistemi ligjor të besueshëm. Në të gjitha bisedimet me përfaqësues të këtyre shteteve qëndrojnë „vazhdimisht në plan të parë çështje të shtetit ligjor.“ Ka programe këshilluese të gjera të BE-së, në të cilat merr pjesë edhe Gjermania, thotë Merkel, "mirëpo natyrisht puna duhet të kryet nga vetë vendet. “Ka progres, por mbetet ende shumë punë për të bërë.

Kancelarja vlerëson shprehimisht hapat përpara të Serbisë në bashkëjetesën me Kosovën. Para dy-tri vjetësh kam pasur ende dyshime, thotë Merkel, mirëpo ndërkohë shihet progres i vërtetë“. Për këtë arsye gëzohem për vizitën e kryeministrit serb Aleksandar Vučić të mërkurën e ardhshme (11.6.) në Berlin, thotë Merkel. Me të do të bisedoj për rrugën e mëtejshme të Serbisë, thotë ajo.

Merkel thekson se konfliktet ekzistuese të shteteve të Ballkanit duhet të zgjidhen doemos para anëtarësimit në BE. Në rast të kundërt (kjo është përvoja) ato“nuk zgjidhen më, ose zgjat shumë.“ „Paqe (për këtë jam thellësisht e bindur) do të ketë në Ballkanin perëndimor vetëm atëherë, kur të ketë edhe perspeltivë evropiane“, thotë kancelarja. Pikërisht kur mendojmë për fillimin e Luftës I Botërore para 100 vjetësh, e dimë „që historia evropiane është e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e Ballkanit Perëndimor“.