1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Merkel-Samaras: Fati i Greqisë, në duar të Trojkës

Thirrjet e kryeministrit grek për fleksibilitet më të madh në zbatimin e masave shtrënguese janë hedhur poshtë në Berlin. Kancelarja Merkel tha se eurozona duhet të presë për raportin e Trojkës.

Përgjatë së premtes kancelarja gjermane Angela Merkel pati bisedime me kryeministrin grek Antonis Samaras në Berlin, duke theksuar se ajo dëshiron që "Greqia të mbetet pjesë e eurozonës."

Samaras kërkoi që kancelarja gjermane të mbështesë thirrjet e tij për më shumë fleksibilitet në zbatimin e objektivave shtrënguese të Greqisë. Berlini i ka bërë vazhdimisht thirrje Athinës që të përkrahë angazhimin në bazë të paketave ndërkombëtare të ndihmës.

Në mënyrë që të marrë këstin prej 31.5 miliardë eurosh (39 miliardë dollarë), Athinës i kërkohet të shkurtojë 11.5 milardë euro nga buxheti i saj për të ulur defiçitin më pak se 3% të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) në vitin 2014.

"Ne nuk duam më ndihmë…por kemi nevojë për hapësira që të mund të marrim frymë," tha Samaras gjatë konferencës së për përbashkët për shtyp që pati me Merkelin pas bisedimeve.

Ai tha më tej se diskutimi për rikthimin tek modhedha e vjetër greke, dhramia, kishte minuar besimin e investitorëve në vendin e tij. Spekullime të tilla "duhet të marrin fund", tha Samaras.

Nga ana e saj, Merkel, tha se 17 vendet anëtare të eurozonës duhet të presin derisa e ashtuquajtura Trojka të nxjerrë progres-raportin për Greqinë para se të merren vendime rreth rishikimit të afateve. Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane (ECB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) duhet ta publikojnë raportin në muajin shtator.

Marrëveshja franko-gjermane

Kancelarja gjermane u takua përgjatë së enjtes me presidentin francez François Hollande në Berlin për të diskutuar rreth krizave në eurozonë. Socialisti Hollande ka pasur ide të kundërta me konservatoren Merkel lidhur me kolektivizimin e borxhit evropian dhe lejimin e ECB-së për t'u bërë një huadhënëse e instancës së fundit.

Por dy liderët arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për çështjen greke.