1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel përballë shtypit: shumë pyetje - asnjë përgjigje

Bettina Marx/ Amarildo Topi20 Korrik 2013

Çdo vit në këtë periudhë Kacelarja Merkel mban një konferencë për shtyp ku u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Këtë vit në vëmndje ishte skandali i përgjimeve, por sipas Bettina Marx nuk pati asgjë të re.

https://p.dw.com/p/19AvZ
Fotografi: Reuters

Të gjithë ata që prisnin se kancelarja gjermane Angela Merkel do t'i përgjigjej pyetjeve për çështje të nxheta të kohëve të fundit, u ndien të zhgënjyer. Ajo nuk ishte Angela Merkel. Ajo vetëm manovroi me përgjigjet për 30 minutat që zgjati konferenca për shtyp. Duhen prova, duhen bisedime: këto ishin deklaratat e saj në lidhje me skandalin e përgjimeve të NSA.

Dhjetë herë përdori ajo fjalinë: "Në tokën gjermane duhet të zbatohen ligjet gjermane". Por për pyetjen konkrete se nëse do të ngrihet në Wiesbaden një qendër e re përgjimi amerikane, ajo nuk u përgjigj. Përse Ronald Pofalla, ministri përgjegjës për shërbimet sekrete, nuk shfaqet prej gjashtë javësh në publik? Asnjë përgjigje. A ia dinte ajo për faleminderit Edward Snowden-it që bëri këtë zbulim? Asnjë përgjigje. Në vend të këtyre vetëm postulate: Gjermania është shtet i së drejtës, Gjermania nuk është një shtet policor, Gjermania është vend i lirisë.

Por fjali të tilla nuk mjaftojnë. Një vend nuk karakterizohet vetëm nga sundimi i ligjit. Qeveria është përgjegjëse që të sigurojë zbatimin e ligjit siç përcaktohet në Kushtetutë. Qytetarët duhet të sigurohen se të drejtat e tyre themelore mbrohen me ligj. Këtu përfshihet edhe komunikimi postar, telekomunikimet dhe të dhënat në Internet.

Deri tani sikur qeveria federale nuk është nën presion për skandalin, por ka dyshime nëse thuhet apo jo e vërteta për publikun. Për përmasat e vërteta të skandalit ka shumë pak informacion dhe zbardhja e tij është duke ecur shumë ngadalë.

Qeveria më e mirë e të tëra kohëve?

Skandali i NSA e bën të qartë: dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme qeveria gjermane nuk është në një moment të mirë. Madje nuk ndihmon as fjalia e përsëritur disa herë nga Merkel, se drejton qeverinë më të suksesshme të të gjitha kohëve, ku i referohet një liste arritjesh në ekonomi, shkencë dhe luftën kundër papunësisë.

Por nëse shohim më në detaje gjendien e vendit, shohim shumë universitete që po ‘shpërthejnë' nga numri i madh i studentëve, kujdesa për fëmijët lë për të dëshiruar dhe se shkurtimet e vendeve të punës kanë nisur edhe në Gjermani. Edhe kriza financiare, që ka nisur prej 5 vitesh, ende nuk është kaluar. Përkundrazi: vendet e Europës Jugore janë në një recesion dramatik dhe qytetarët e tyre shumë më të varfër.

Pavarësisht këtyre problemeve, Merkel nuk mund të rrijë pa bërë pushimet e saj verore. Sondazhet tregojnë se me shumë gjasa ajo do të drejtojë edhe qeverinë e ardhshme. Por pyetja është: Ku do ta çojë ajo Gjermaninë? Cila është strategjia e saj? Edhe për këto pyetje nuk kishte asnjë përgjigje në konferencën e Berlinit.